rus

Tragjedia, avioni rus me 224 persona në bord rrëzohet në Sinai, gjenden 100 trupa

Postuar në 31 Tetor, 2015 10:58

Një avion rus me 224 persona në bord, i cili rezultonte i humbur mbi hapësirën ajrore të Egjiptit, u rrëzua në Sinai, konfirmoi sot Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil. “Avioni po shkonte drejt Shën Petërburgut”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, që shtoi se të gjitha pasagjerët ishin pushues rusë. Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil  tha se: “Copa nga avioni janë gjatur pranë aeroportit al-Arish, në gadishullin e Sinait”.

Bullgaria nuk lejon kalimin e avionëve rusë në hapësirën e saj

Postuar në 16 Tetor, 2015 16:53

Bullgaria refuzoi sot një avion rus me destinacion Sirinë që të kalojë në hapësirën e saj ajrore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Rusia është angazhuar, që prej fundit të shtatorit, ushtarakisht në siri duke mbështetur regjimin e presidentit Bashar al Assad. “Bullgaria ka refuzuar këtë fluturim pasi afati kohor ligjor për njoftim është pesë ditë dhe nuk është respektua nga pala ruse”, citon agjensia e lajmeve AFP, deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Betina Joteva. Sipas palës ruse avioni transportonte ndihma humanitare.

Rënia e çmimit të naftës do ulë prodhimin rus dhe amerikan, probleme me furnizuesit që nuk janë pjesë e OPEC-ut

Postuar në 12 Shtator, 2015 08:27

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se rënia e çmimit të naftës do të ulë prodhimin rus dhe amerikan gjatë vitit 2016. Kjo do të shkaktojë rënien më të rëndësishme të furnizuesve të naftës, që nuk janë pjesë e OPEC-ut. Një rënie 6-vjeçare e çmimeve të naftës do të shtyjë furnizuesit joanëtarë të OPEC-ut të ofrojnë më poshtë se 0,5 milionë fuçi në ditë duke ulur prodhimin e përgjithshëm deri në 57,7 milionë fuçi në ditë, bëri të ditur Agjencia e Energjisë në daljen e saj mujore.

Aktori 84-vjeçar rus lidh kurorë me të fejuarën e tij 24-vjeçare. Tani në plan shtimi i familjes

Postuar në 10 Shtator, 2015 15:31

“Tani mund ta puthni nusen” ishte fraza e predikimit në kishë që kurorëzoi në martesë aktorin 84-vjeçar rus me ish-studenten e tij 24-vjeçare, mbesa e tij në moshë. Legjenda ruse Ivan Krasko u martua në një ceremoni sekrete me Natalia Shevel, ku ishin të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë në Shën Petërsburg. Aktori 84-vjeçar, i famshëm me më shumë se 140 role në filmat sovjetikë ka njoftuar se po planifikon të fillojë një familje me gruan e tij të re, e cila është 60 vjet më e re se ai.

Pages

Subscribe to RSS - rus