Rruga e Kombit

Dështon dhënia me konçesion e Rrugës së Kombit, ofertat e kompanive dy herë më të larta

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 14:52

Qeveria dështoi në dhënien me konncesion të Rrugës së Kombit. Komisioni mbi sugjerimin e Koorporates Financiare Ndërkombetare, IFC, konkludoi që ofertat e paraqituar në garë binin ndesh me interesin publik, duke qënë dy herë më të larta se pritshmeria e palës shqiptare. Në tender u paraqitën dy kompani, ajo kineze “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Në garë ishin dhe grekët e Aktor por u tërhoqën në momentin e fundit.

Për rrugën Durrës-Kukës duhen edhe 160 mln euro. Konçesionari merr përsipër shfrytëzimin e rrugës, por jo financimin

Postuar në 27 Nëntor, 2015 16:47

“Ka thithur nga paratë e shqiptarëve rreth 1,4 miliardë deri më sot dhe nuk ka mbaruar. Në një përllogaritje paraprake që ka bërë Komisioni Europian për ta standardizuar segmentin Durrës-Morinë, duhen të paktën edhe 160 milionë euro”, është shprehur ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë raportimit në komisionet e kuvendit. Qeveria po tenton, që mirëmbajtjen e rrugës t’ia kalojë me koncesion privatit, por sipas Ahmetajt, as kjo nuk ka për ta zgjidhur mungesën e financimit.

Paradokset e qeverisë. E jep me koncesion dhe investon 20 mln dollarë në Rrugën e Kombit

Postuar në 19 Tetor, 2015 10:17

Ministria e Ekonomisë programon të investojë gjatë dy viteve në vijim të paktën edhe 21 milionë dollarë. Revista “Monitor” shkruan se programi i qeverisë për investime në këtë aks ngjan paradoksal, pasi Ministri i Transporteve ka lajmëruar se, do të firmosë kontratën e koncesionit për këtë rrugë gjatë këtij muaji.

Rruga e Kombit me koncension, 5 euro pagesa për Milot-­Morinë

Postuar në 29 Gusht, 2015 10:14

Katër kompani kanë dorëzuar ofertat pranë Ministrisë së Transportit për tu bërë pjesë e garës së dhënies me koncesion të autostratës Milot­Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj. “Tv Scan” duke raportuar mbi bazën e burimeve nga Ministria e Transportit, bën me dije, se hapja e ofertave  dhe vlersëimi i tyre do të behet më datën 15 Shtator, në mënyrë që ky aks, i quajtur ndryshe Rruga e Kombit, të kalohet vetëm duke paguar një taskë të caktuar.

Pages

Subscribe to RSS - Rruga e Kombit