rrugë

Kujt po i bllokon rrugët PD?

Postuar në 25 Prill, 2019 12:42

Këtë të enjte Partia Demokratike do bllokojë rrugët në shenjë proteste kundër qeverisë që e cilëson ilegjitime. Sipas asaj që kanë zbardhur gazetat, protestën kryesore, opozita pritet ta zhvillojë në në Milot, ku në krye të tubimit do të jenë, Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

PD rikthen skenarin e bllokimit të rrugëve nacionale

Postuar në 20 Prill, 2017 17:12

6 vite më parë Partia Socialiste nisi protestat në disa qytete të vendit njëherësh me bllokim rrugësh nacionale dhe djegie gomash, si një mënyrë për të protestuar për moshapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e 2009-ës. I njëjti skenar po diskutohet edhe nga PD. Top Channel raporton se vendimi nuk është marrë akoma, por kreu i opozitës Lulzim Basha e diskutoi përhapjen e protestës në disa pika të ndryshme të vendit, në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokatike.

Kush përgjigjet për vrasjet e shtetit? (Video)

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 17:09

18 vjeçari, Kristi Panajoti ishte viktima e fundit e një aksidenti që ndodhi në rrugët pa sinjalistikë të Shqipërisë, e aq më tepët në një segment në ndërtim e sipër siç është aksi i Lungomares në Vlorë. Babai i tij e ka quajtur vrasje shtetërore dhe ka kërkuar drejtësi.

Bergamo, avioni del nga pista dhe ndalon në rrugë (Foto, Video)

Postuar në 05 Gusht, 2016 10:58

Një avion transportues i kompanisë DHL humbi kontrollin gjatë uljes në pistën e aeroportit të Bergamos duke dalë jashtë rrethimit të aeroportit. Avioni 737-400 ishte nisur nga aeroporti Sharl De Gol i Parisit me destinacion Lombardinë, por piloti nuk mundi të kryejë ulje normale për shkak të kushteve të të këqija atmosferike. Si pasojë avioni çau rrethimin e rrjetës metalike dhe ndaloi në rrugën automobilistike jashtë aeroportit. Incidenti ndodhi rreth orës 4 pas mesnate, ku edhe  për shkak  të orarit nuk kishte qarkullim të dendur automjetesh. Për momentin nuk raportohet për të lënduar.

104-vjeçarja, artistja më e vjetër në botë e thurjes në rrugë (video)

Postuar në 21 Shtator, 2015 11:30

Grace Brett mund të jetë artistja më e vjetër në botë që jeton në rrugë. Gjyshja 104-vjeçare është anëtarja e gjashtë e një klubi thurjeje, të njohur si “Souter Stormers”, i cili kohët e fundit me këto topa leshi ka përfshirë edhe qytetet si Selkirk, Ettrickbridge dhe Yarrow në Skoci. The “Stormers” ka shpenzuar gati një vit fshehurazi për planifikimin e projektit, e cila ishte pjesë e një shakaje fillimisht, pjesë e instalimit të artit në rrugë.

Subscribe to RSS - rrugë