rrezohet

Rrëzohet avioni në Rusi, 62 të vdekur

Postuar në 19 Mars, 2016 11:14

Një aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rusi, ku për pasojë kanë humbur jetën 62 persona që ishin në bord.
Boeing 737 – 800 i kompanisë FlyDubai, i cili ishte nisur nga Dubai kishte si destinacion Rostovin. Mediat raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni i drejtuar nga një pilot qipriot është rrëzuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i përplasjes së avionit, megjthatë mendohet se moti i keq, erërat e forta dhe ndriçimi jo i duhur i pistës, janë shkaktarët e këtij aksidenti fatal.

Bie helikopteri i ushtrisë greke, bënte manovra në detin Egje

Postuar në 11 Shkurt, 2016 10:46

Një helikopter i forcave të armatosura greke është rrëzuar në orët e para të së enjtes, ndërsa po operonte në kuadër të manovrave ushtarake që po zhvilloheshin në detin Egje. Helikopteri i tipit Augusta Bell, u zhduk nga radari rreth tri orë pas mesit të natës.

Rrënojat u gjetën paraditen e të enjtes në ishullin e pabanuar Kinaro, në zonën e Dodekanezit. Ministri e mbrojtjes bëri të ditur në ora 11,30 sipas orës greke, se trupat pa jetë të dy prej tyre u gjetën 300 metra larg vendit ku helikopteri u përplas në tokë.

Tragjedia, avioni rus me 224 persona në bord rrëzohet në Sinai, gjenden 100 trupa

Postuar në 31 Tetor, 2015 10:58

Një avion rus me 224 persona në bord, i cili rezultonte i humbur mbi hapësirën ajrore të Egjiptit, u rrëzua në Sinai, konfirmoi sot Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil. “Avioni po shkonte drejt Shën Petërburgut”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, që shtoi se të gjitha pasagjerët ishin pushues rusë. Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil  tha se: “Copa nga avioni janë gjatur pranë aeroportit al-Arish, në gadishullin e Sinait”.

Bie propozimi i Koços (Ramës) për kongresin. Pakënaqësinë Rama e reflekton me mediat (Video)

Postuar në 23 Tetor, 2015 23:32

Mbledhja 3 orëshe e grupit të kordinatorëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet është mbyllur me një fund jo të lumtur për kryeministrin Rama, njëherësh edhe kryetar i partisë. Shumica u shprehën kundër propozimit të deputetit Koço Kokëdhima për shtyrjen e kongresit të Partisë parashikuar për në Janar. Burime pranë selisë rozë thanë për "Respublica" se Edi Rama ka mbetur i pakënaqur nga ky vendim, çka e ka reflektuar pasi ka dalë nga zyrat e Partisë Socialiste.

Pages

Subscribe to RSS - rrezohet