roshi

Fundi i “Paktit” me Dëshmitë e Penalitetit

Postuar në 31 Maj, 2016 17:03

Elvis Roshi tashmë është një ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës. Kokfortësia e pushtetit, kryeministrit dhe Partisë Socialiste për të bërë sikur nuk di gjë, apo për të mbrojtur një njeriun e vet, nuk ka fituar mbi domosdoshmërinë e një standardi që mendohej se ishte i panegociueshëm. Elvis Roshi ka deklaruar se është dënuar pa dijeninë e tij dhe për këtë ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Pak ditë më parë u bë lajm në media se ai “nuk mbante mend pse ishte dënuar në Gjermani”, ndërkohë që historisë së ndryshimit të emrit, iu mbivendos edhe ajo e ndryshimit të mbiemrit.

Ikën "beniamini" i Ramës, zbuloi një dënim që nuk e dinte. PS luan me kartën e epërsisë morale

Postuar në 31 Maj, 2016 14:42

Partia Socialiste i rezistoi deri në fund mbrojtjes për Elvis Roshin me këmbënguljen e kryetarit Edi Rama, që humbi një tjetër betejë morale përballë opozitës. Kryetari i bashkisë së Kavajës njoftoi në mënyrë të papritur dorëheqjen nga detyra përmes një rrëfimi "të sinqertë" për të shkuarën e tij problematike. "Sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren!

Rilindje shqisash te Kujdestari i PS-së: “Nuk ka kërcënim ndaj Blushit, por komunikim me Elvis Roshin”

Postuar në 20 Maj, 2016 15:48

Një ditë më parë deputeti Ben Blushi, lexoi nga salla e Parlamentit, një mesazh kërcënues që Elvis Roshi, kryebashkiak i Kavajës, i dërgonte në celular.

Këtu:

Çfarë di shoku i Elvis Roshit për kërcënimin ndaj Blushit?

Postuar në 19 Maj, 2016 13:39

Në fjalën e tij në seancën e sotme, deputeti Ben Blushi tha se kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese, duke i adresuar disa pyetje kryeministrit Rama, një nga përkrahësit më të fortë të Roshit. “Përtej asaj që kryetari i bashkisë së Kavajës nuk mban mend si është dënuar, pasi fola në kuvend herën e shkuar më ka ardhur një mesazh dhe do e lexoj.

Vetëdeklarimi i Roshit: Jam arrestuar në Gjermani, nuk më kujtohet pse

Postuar në 08 Maj, 2016 11:09

Zbulohet formulari për dekriminalizimin, i kryebashkiakut të Kavajës, Ervis Roshi. I cilësuar si një nga personat më të sulmuar nga opozita, dhe se ky i fundit mbrohet shumë nga kryeministri Edi Rama, Roshi në formularin e publikuar nga RD jep një argument të çuditshëm teksa pohon se është arrestuar në Gjermani. Kryebashkiaku shkruan se ai ka qenë i arrestuar dhe i proceduar më parë në Mynyh të Gjermanisë, ku ndaj tij ishte caktuar dhe masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, ndërsa në kuadratin ku jepen detaje ai ka shkruajtur “Nuk me kujtohet”.

Bushi i Krujës dhe Roshi i Kavajës, PD nuk do t’i njohë kryebashkiakët e inkriminuar

Postuar në 31 Gusht, 2015 13:13

Dy kryetarë bashkie të akuzuar si persona me precedentë të rëndë penalë, nuk do të njihen nga këshilltarët e PD-së në këshillat bashkiakë përkatës. Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie Elvis Roshi dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Përmes një deklarate për mediat, PD njofton se Roshi është përfaqësues i trafikut të drogës.  

Opozita kërkon vëmendjen e SHBA për videon e Ramës me Roshin

Postuar në 07 Gusht, 2015 13:32

Sfidë ndaj qytetarëve, opozitës dhe SHBA-ve e ka quajtur Partia Demokratike shfaqjen e kreut te qeverisë Rama me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, duke kaluar kohë së bashku me një lokal. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit.

Pages

Subscribe to RSS - roshi