romanov

Rusi/ Dasma e parë mbretërore që nga koha e revolucionit bolshevik (VIDEO)

Postuar në 01 Tetor, 2021 16:39

Dasma e parë mbretërore që prej revolucionit bolshevik, që i dha fund monarkisë një shekull më parë, është mbajtur sot në Shën Petërsburg. Duka i Madh George Mikhailovich Romanov u martua me të fejuarën e tij italiane, Rebecca Virginia Bettarini, në Katedralen e Shën Isakut.

Romanov tha se e zgjodhi kryeqytetin perandorak për dasmën sepse ishte vendi i parë në Rusi ku familja u kthye pas rënies sovjetike.

Rusia rinis hetimin për ekzekutimin e familjes Romanov

Postuar në 23 Shtator, 2015 21:46

Rusia ka vendosur të rihetojë edhe njëherë çështjen e ekzekutimit të familjes Romanov, e cila drejtonte vendin si monarki deri në vitin 1917. Lajmi është bërë i ditur nga Vladimir Markin, një zëdhënës i Komitetit Hetimor të Rusisë. Deri më sot ka patur një hetim zyrtar në vitin 1993, pas zbulimit të mbetjeve të anëtarëve të familjes mbretërore të Car Nikolla II, por ai u ndërpre për  shkak të vdekjes së ekzekutuesve. Ekspertët konkluduan se trupat i përkisnin familjes Romanov, pas krahasimit të tyre me një mostër gjaku të mbetur në një këmishë të veshur nga Nikolla II.

Subscribe to RSS - romanov