rindertimi

Një ministër më shumë

Postuar në 13 Dhjetor, 2019 13:03

Arben Ahmetaj është propozuar nga Kryeministri Edi Rama si ministër Shteti për Rindërtimin. Kështu i ashtuquajtur Komitet katandiset në një sebep që ish-ministri i Financave të rikthehet në kabinetin qeverisës, ndërkohë që në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë luan rolin e lektorit të financave shqiptare.

Nuk do të prekim buxhetin për rindërtimin

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 11:41

Qeveria shqiptare mendon se për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti nuk do të preket buxheti. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se për rindërtimin do të përdoret një fond. Por se nga do vijë ky fond mbetet ende pa u sqaruar.

Tani problemi është si do përdoren paratë

Postuar në 04 Dhjetor, 2019 15:56

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se nga Samiti i Londrës ka marrë mbështetje të madhe për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas z. Rama shpresohet në një konferencë ndërkombëtare donatorësh që do të duhet të ofronte ndihmë reale financiare. Sot po ashtu u njoftua se Komisioni Europian do të japë 15 milionë euro ndërkohë që ndihmat nga shumë vende nuk kanë munguar. Por shifra e rindërtimit është shumë më e lartë.

Me Rilindjen nuk u qullos gjë. Provon bastin personal të Rindërtimit

Postuar në 02 Dhjetor, 2019 23:23

Mediat kanë përcjellë momente nga tensioni skenik i kryeministrit me bashkëpunëtorë të tij. Njëherë duke shtyrë zv.kryeministrin Erjon Braçe, njëherë tjetër duke urdhëruar kryetarin e Bashkisë së Tiranës të marrë furçën e të lyejë një pallat, një herë tjetër duke i treguar vendin ministit të Brendshëm. 

Rindërtimi i Denisovanit

Postuar në 20 Shtator, 2019 17:03

Kërkues të Universitetit Hebraik në Jeruzalem kanë rindërtuar pamjen e mundshme të Denisovanëve, një grup homininë që kanë jetuar krahas Neandertalëve dhe Homo Sapiensëve rreth 100 mijë vjet më parë. Sipas modelit të krijuar duket se ky grup i zhdukur në disa drejtime ngjan me njeriun modern, kurse në disa të tjera me Neandertalin dhe në tërësi, Denisovani dallon nga njeriu modern në 56 tipare prej të cilave 34 gjenden në kafkë.

Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi, qeveria premton kthim në identitet

Postuar në 09 Janar, 2018 15:13

Kisha e prishur, e Shën Thanasit, në Dhërmi, do të rindërtohet, ashtu siç ka qenë. TemA TV ka realizuar një reportazh në fshatin jugor, ku banorët shprehen të kënaqur për këtë lajm, po ashtu edhe priftërinjtë. Drejtoresha e Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani thotë se projekti i ri është në fakt ai që ka qenë dikur, ndërkohë që kisha premtohet se do të përfundojë në fund të vitit 2018. 

Perëndimi mbetet jashtë/1 trilionë dollarë për Sirinë e pasluftës. Kina kandidati kryesor

Postuar në 07 Shkurt, 2017 10:22

Sami Moubayed, një historian nga Siria dhe kryetar i Fondacionit të Historisë së Damaskut, shkruante dje një opinion në “National Interest”, përmes të cilit shtron disa çështje që lidhen me periudhën post-luftës në Siri. Sipas tij, Donald Trump, po shfaq vullnetin që t’i lejojë homologut rus, Vladimir Putin, lirinë e mbylljes së konfliktit sirian sipas paarimeve të Asatanas.

Rilindja e Drezdenit

Postuar në 07 Shkurt, 2017 09:28

Drezdeni, perla e Saksonisë, është një nga qytetet më të shkatërruar të Luftës së Dytë Botërore. Në shkurt të vitit 1945, në atë që mund të quhet një hakmarrje për Londrën ndër të tjera, forcat ajrore amerikane dhe britanike hodhën për dy ditë dhe dy net, 2 400 tonë eksploziv dhe 1 500 tonë bomba zjarrvënëse . Temperatura nga zjarret arriti në 3000 gradë Fahrenheit me pasojë shkatërrimin total të qendrës baroke dhe vdekjen e 25 mijë njerëzve. Me mbarimin e luftës, qyteti ra nën kontrollin sovjetik dhe në këtë kohë nisi puna për rindërtimin e tij.

Teatri Kombëtar do të shembet, a do të bëhen kulla?

Postuar në 08 Shtator, 2016 11:08

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që niste “fshesa” që një ditë më parë për të pastruar krejt zonën, rrugën, sheshin, vendin…banorët e zonës së Tiranës së Re, aty ku po bëhen punimet për “Turbinën”, teatrin e ri, janë habitur nga fluksi i punonjësve të pastrimit të Bashkisë, nga gjithë ai aksion për të sistemuar brenda natës vendin…Por të nesërmen në mesditë gjithçka ka qenë e kuptueshme: Në orën 12:00 kryeministri Edi Rama ka zbritur nga makina qeveritare për të prezantuar vetë, drejtpërdrejt një projekt jo ndoshta shumë të rëndësishëm, por në një kontekst politik për të kuptuar se ka interesa

Pages

Subscribe to RSS - rindertimi