rilindja urbane

Edi, po Pogradecin pse e ke lënë pa uniformën e Rilindjes Urbane?

Postuar në 11 Qershor, 2022 10:52

Pamje nga shëtitorja(kështu ka mbetur emri) e Pogradecit. Sajesat e një tranzicioni, manikota mbi një trup të vjetër ku lidhen shumë kujtime. Por edhe një identitet urban që sa vjen dhe asgjësohet. 

Është një copë udhe e këndshme që nuk dihet sesi i ka shpëtuar uniformës së Rilindjes Urbane. Lungomare në Vlorë, lungomare në Sarandë. Një stil, një material, ato ngjyra, i njëjti parim. Miniaturat e këtyre dy blanave urbane janë në Himarë, Belsh, po edhe Koplik.

Biznesi personal i Rilindjes Urbane

Postuar në 20 Gusht, 2019 20:51

Edi Rama nxjerr pamjet. Ja si ka ndryshuar Fieri. Kryeministri zbulon ndryshimin, ja fotot. 
Këto lloj tituj i takon përditë në mediat elektronike që funksionojnë si algoritme të zyrës së shtypit të kryeministrisë: një postim i kreut të qeverisë dhe refleksi është aktivizuar. 

Rilindja e Belshit, shkelje dhe tendera të paligjshëm

Postuar në 29 Maj, 2018 21:03

Kryebashkiaku i Belshit dhe gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë të kësaj bashkie janë  kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit për shkelje në projektet e Rilindjes Urbane. 

Gjatë auditimit për periudhën 2016 dhe 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se 
ata i kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 80 milionë lekësh, ndërsa kanë përdorur në mënyrë të paefektshme 286 milionë lekë duke i shkaktuar një mungesë të ardhurash bashkisë prej 66 milionë lekësh.

Milionat e hedhura dëm të Rilindjes Urbane

Postuar në 21 Prill, 2018 21:51

Sot Top-Channel raportonte për përmbytjen e një piste biçikletash ndërtuar anës liqenit të Belshit në kuadër të asaj që njihet si Rilindja Urbane. Projekti ka marrë qindra milionë euro në 4 vjet dhe ka synuar rigjallërimin urban të qyteteve shqiptare të cilave u është imponuar monotonia e një shëtitoreje me pllaka dhe ndriçim, disa pemë, ndonjë shatërvan dhe kuptohet shiriti i përurimit.

Nga prononcimet e banorëve rezulton se liqeni ka qenë 70 cm më lart se vija aktuale e ujit, gjë që duhet të ishte marrë parasysh nga zbatuesit e projektit.

Shyqyr që ka ca thagma në Itali...

Postuar në 24 Shtator, 2017 11:56

Kryetari i Bashkisë së Amarice në Itali, Sergio Pirozzi deklaron se në qytetin që ai drejton nuk ka mbërritur asnjë euro e vetme nga 33 milionë që u mblodhën pas tërmetit të 24 gushtit 2016. Paratë u mblodhën nga italianët që u solidarizuan me qytetin e shkatërruar dhe banorët që mbetën pa shtëpi. 2 euro secili për të ndihmuar banorët e Amatrice, Açumoli, Arquata apo Pescara del Tronto, ndërkohë që në një stil menaxhimi tipik italian, paratë u çuan për të ndërtuar një rrugë çiklistike në zonën e Marche.

Komiteti i Rajoneve akordon edhe 12.5 milionë euro Rilindjes Urbane. Një pjesë shkon për Qendrën e Tiranës

Postuar në 26 Shtator, 2016 15:27

Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve shpërndan edhe 1.7 miliardë lekë të tjera për rikualifikimin urban të qendrave të qyteteve. Një pjesë e konsiderueshme e këtij financimi, që përbën thirrjen e tretë për projektet e këtij viti shkon për Qendrën e Tiranës, ku tashmë punimet kanë filluar.

Kostot e Rilindjes Urbane

Postuar në 06 Shtator, 2016 18:46

Infratruktura është një nga sektorët ku qeveria nuk ka prodhuar lajme, veç projektit të Rilindjes Urbane, një ambicje e drejtuar nga vetë kryeministri për të rimodeluar qendrat e qyteteve. Madje në ndonjë rast është dashur që bashkitë të privohen nga investime në ujësjellësa apo rrugë vetëm për të ndryshuar fasadat e disa shesheve ku luajnë domino pensionistët dhe dalin shëtitje të papunët.

Propaganda demode e “Rilindjes Urbane”

Postuar në 19 Qershor, 2016 17:57

Ka dy ditë që media pranë qeverisë po i bëjnë jehonë një vidopostimi të kryeministrit Edi Rama. Himara ka rilindur, kjo është pak a shumë idea që qëndron pas lajmeve të sfrocuara me psikozë autosugjestionuese, në funksion të idesë se “po dhe po”, Himara ka Rilindur.

Çfarë është bërë në Himarë? Është rikonstruktuar shëtitorja, e cila është filmuar dhe është shitur për shqiptarët si fillimi i një epoke të re. A thua nuk kemi qenë që në kopësht në Himarë për të parë sesi ka qenë!

“Me ndërhyrjen te Parku i Liqenit Artificial u GABUA. “Rilindja Urbane” prishi diversitetin e qyteteve”

Postuar në 29 Shkurt, 2016 20:27

Maks Velo ka qenë i ftuar në emisionin “Zululand” në “Tema Tv” dhe ka folur për zhvillimet më të fundit që prekin mjedisin në Tiranë, hapësirën e saj publike duke problematizuar ndërkohë një sjellje të Bashkisë që është vënë së fundmi nën kritika. Velo thotë se për çështjen e Parkut është gabuar, sidomos po të shohësh kostot financiare që po paguhen për të ndërtuar një kënd lojërash. “Unëjam autori i Parkut të Liqenit Artificial të ndërtuar në vitin 1959...Goditja e parë u dha me shkollën “Wilson” nga Berisha dhe pastaj me radhë, me “Sheraton” dhe me pjesën e sipërme të liqenit.

Subscribe to RSS - rilindja urbane