resorti

Si u bë deputeti Alket Hyseni pronar resorti në Dhërmi

Postuar në 14 Dhjetor, 2020 22:00

 

Në qershor 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik ‘Ionian Olea’ – një resort vilash dhe apartamentesh luksoze në bregdetin e fshatit Dhërmi në bashkinë Himarë. Leja zhvillimore e kompleksit, që shtrihet mbi katër parcela toke bujqësore në plazhin e Drimadhesit, të regjistruara në zonën kadastrale 1481 dhe 1481-1739 është miratuar me kërkesën e zhvilluesve Mirela Papuli dhe Artan Dumi. 

Sekuestro për pronat e Klement Balilajt, përfshi "Santa Quaranta?

Postuar në 23 Nëntor, 2017 17:00

Report Tv raporton se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sekuestro preventive për resortin turistik “Santa Quaranta” në Sarandë dhe disa prona të tjera të familjes së Klemend Balialjt.

Ish-drejtori i Transporteve në Sarandë dyshohet p[ër trafik droge dhe është person i shpallur në kërkim. Sipas televizionit në fjalë prokuroria e ka bërë kërkesën për të bllokuar mundësinë e tjetërsimit të pronave të Balilajt dhe për këtë qëllim është kërkuar sekuestro edhe për prona të tjera.

Grupi Omnix Albania tërhiqet nga Shqipëria. Si mund të vijnë investitorë në një vend ku rrihesh në mes të rrugës?

Postuar në 20 Shtator, 2016 14:54

Sulmi ndaj biznesmenit libanez Fadi Mitri ka sjellë pasoja jo të vogla. Grupi Omnix Albania ka deklaruar tërheqjen nga të gjitha investimet në vendin tonë, duke hequr dorë edhe nga resorti 450 milionë dollarë që ishtë parashikuar për t’u realizuar në Gjirin e Lalëzit.

Subscribe to RSS - resorti