rekurs

Asnjë "mëshirë" për Kserën, Gjykata e Lartë refuzon lirimin

Postuar në 02 Prill, 2016 11:31

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në hetim të lirë. Në këtë mënyrë Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai u arrestua për abuzime me fondet e aktiviteteve të Ministrisë së Punës, ku sipas prokurorisë zyrtarë të ministrisë përvetësonin fondet e aktiviteteve të cilat figuronin vetëm në dokumenta. Vetë Ksera e ka quajtur arrestimin e tij të motivuar politikisht për shkak të përkatësisë etnike të tij si pjesë e minoritetit grek.

Ish-ministri Ksera kërkon lirimin: Nuk kam rrezikshmëri shoqërore

Postuar në 11 Mars, 2016 09:57

Spiro Ksera, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, i dyshuar për “vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për lirim nga qelia. Ish-ministri qëndron në paraburgim që prej 29 janarit të këtij viti, pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Përmes avokatit të tij ish-ministri ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë ku pretendon se Apeli i Tiranës ka gabuar në caktimin e masës ekstreme të sigurisë “arrest burg” ndaj tij dhe kërkon prishjen e këtij vendimi raporton Panorama.

Prokurorisë i skadojnë afatet, Fullani mbyll hesapet me drejtësinë

Postuar në 26 Janar, 2016 20:39

Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë. Zyrtarisht prokuroria e Apelit pohoi për Top Channel se nuk ka depozituar rekurs në Gjykatën e nivelit të tretë, për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë të shpallur më 23 dhjetor nga Kolegji Penal i kësaj gjykate.

Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe proceduriale meqënëse nuk pati asnjë reagim nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.

Subscribe to RSS - rekurs