regjisor

Ikën një tjetër maestro i kinemasë italiane (Video)

Postuar në 26 Nëntor, 2018 10:21

Ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, regjisori i madh italian Bernardo Bertolucci. I konsideruar si një "mësues" i filmit, Bertolucci është nderuar me Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2011, ndërsa është konsideruar si maestro i fundit i kinemasë italiane.

Bertolucci, biri i poetit Giuseppe Bertolucci ka lindur në Parma më 16 mars 1940. Para karrierës në kinema , ai u dallua me disa çmime letrare. Bertolucci ishte ateist dhe marksist në bindje.

Sukurov: Shqipëria dhe Rusia të nënshkruajnë traktat miqësie

Postuar në 15 Korrik, 2017 09:46

Regjisori i njohur rus, Aleksandër Sokurov, i cili ndodhet në Shqipëri për realizimin e një filmi të bazuar mbi skenarin e Ismail Kadaresë ka dhënë një intervistë për emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi ku ka shprehur impresionet e tij për Shqipërinë. Si regjisor me eksperiencë, fitues i 20 çmimeve në festivale ndërkombëtare të filmit ai pranon se arti dhe politika është një raport bashkëveprimi që dirigjohet nga interesat e udhëheqësve politikë sidomos në vende me tipare autokratike.

Ndahet nga jeta regjisori Artan Minarolli

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 13:42

Është ndarë dje nga jeta regjizori Artan Minarolli. Minarolli, 57 vjeç, ka pësuar një atak kardiak dhe ka humbur jetën.
Ai përfundoi studimet në Akedeminë e Arteve në vitin 1982 dhe u caktua as/regjisor në Kinostudio në vitin 1986. Ai ka qenë drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike.

http://www.gazetatema.net/web/2015/12/31/ndahet-ne-menyre-te-papritur-ng...

Subscribe to RSS - regjisor