refuzimi

Video/Papa refuzon që besimtarët t'i puthin unazën

Postuar në 26 Mars, 2019 18:30

Papa Francesku ka refuzuar disa herë që besimtarët të puthin unazën e tij papale gjatë një ceremonie në Basilica della Santa Casa. Në video duket qartë bezdia e Bergolios ndaj aktit në fjalë dhe heqja e dorës çka ka krijuar situate disi të sikletshme.

Puthja e unazës shihet si shenjë respekti për Papën, por një prej ndihmësve të tij tha se “ndonjëherë ai e pëlqen këtë gjë, ndonjëherë jo”.

DASH: Berisha, jo në listën e zezë të vizave

Postuar në 01 Shkurt, 2019 12:23

Departamenti Amerikan i shtetit ka reaguar për dyshimet e hedhura nga kryeministri Rama në parlament, për refuzimin e vizës amerikane për ish-kryeministrin Berisha.Në një koment për Gazetën Shqiptare  ky departament thotë se refuzimet e vizave për raste korruptive i publikon gjithmonë në faqen online. https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm.

Si do të duhet të vepronte Presidenti nëse Rama do të propozonte Tom Doshin për ministër të Jashtëm?

Postuar në 16 Janar, 2019 19:40

Socialistët janë hedhur në mësymje të përgjithshme për të këshilluar presidentin e Republikës, Ilir Meta se po bën një gabim të rëndë me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm. Me një qasje që manifeston siguri të pambështetur, përfaqësues të PS-së e konsiderojnë çështje të fituar prej tyre në Gjykatën Kushtetuese kazusin nëse kreu i shtetit ka apo jo të drejtë të refuzojë një propozim të kryeministrit. Çdo gjë do të varet nga objekti i ankimit dhe mënyra sesi do të përpilohet ai, por në çdo rast, askush nuk mund të jetë garanci të plota se Gjykata Kushtetuese do të vendosë pro tyre.

Presidenti: Gent Cakaj si zv. ministër i Jashtëm refuzoi për 7 muaj aplikimin për certifikatë sigurie

Postuar në 10 Janar, 2019 13:23

Është e pritshme që pas vendimit për refuzim nga Presidneti për Gent Cakajn, mediat pranë pushtetit dhe vetë pushteti të lëshohen në logorenë e rastit “Lleshaj”. Sa më personal që bëhen zgjedhjet e z. Rama, aq më absurd beteja për mbrojtjen e tyre.

Presidenti refuzon Gent Cakajn për ministër të Jashtëm

Postuar në 10 Janar, 2019 12:58

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka refuzuar propozimin e kryeministri Edi Rama për emërimin në detyrën e ministrit të Jashtëm të Gent Cakajt.

Socialistët votojnë kundër Vitore Tushës për kryetare të KLSh-së

Postuar në 18 Dhjetor, 2018 11:11

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot kandidaturën e Vitore Tushës për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kreu i këtij komisioni, socialisti Erjon Braçe është shprehur se Tusha nuk ka përvojë në auditime dhe për këtë arsye ajo nuk duhet miratuar për detyrën në fjalë. 

Refuzimi i vizave për klerikët, alarmohet Moska

Postuar në 10 Gusht, 2018 09:55

Teksa marrëdhëniet e Rusisë me Greqinë kanë njohur pikën më të ulët pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë nga Greqia dhe ndalimit të hyrjes së dy diplomatëve të tjerë nga Moska, benzinë zjarrit i ka hedhur refuzimi i ambasadës greke në Moskë për t'u dhënë vizë disa klerikëve rusë. 

"Ne i kërkojmë ambasadës greke të konfirmojë apo të përgënjeshtrojë informacionin"-tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakharov. Ajo sqaroi se nëse akuzat  e klerit rus janë të vërteta, atëherë ky është një "akt i papranueshëm"

Na kurseu një tjetër shfaqje! (Shkresa)

Postuar në 04 Korrik, 2018 11:45

Nga një avokat patologjik i kompanisë Fusha dhe projektit të Kullave në sipërfaqen ku shtrihet një pjesë e Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj ka ndryshuar strategji por jo rolin që ka në këtë histori. Para pak ditësh shkoi në Komisionin e Medias duke bërë sa zhurmësin aq edhe qëndrestarin përballë deputetëve të opozitës ndonëse nuk ishte thirrur në seancë dëgjimore. 

Të thuash "Jo" pa ta kërkuar njeri, esadizmi në versionin zyrtar

Postuar në 27 Qershor, 2018 10:50

Një ditë pasi Brukseli e ngeli në klasë qeverinë shqiptare, gazeta gjermane "Bild" publikon një intervistë me kryeministrin shqiptar duke theksuar se zoti Rama ka vendosur t'i thotë "Jo" Europës për ngritjen e një kampi refugjatësh. 
"Qeveria shqiptare hedh poshtë propozimin për ngritjen e qendrave të pritjes për emigrantët dhe refugjatët që duan të arrijnë në shtete e BE"- citohet të ketë thënë Edi Rama. 

Shënimi i Anshtajn për studenten e kimisië, e cila e refuzoi (foto)

Postuar në 07 Mars, 2018 13:53

Shënimi i shkruar nga Albert Ajnshtajni për një studente italiane, e cila refuzoi të takonte, doli në ankand sot së bashku me letrat e tjera të fizikantit të famshëm.

"Studiueses shkencore, në këmbët e së cilës u ula dhe më zuri gjumi për dy 48-orë, si një kujtim në emër të miqësisë"- shkruan Ajnshtajni në gjermanisht në shënimin që mban datën tetor 1921. Çmimi i shitjes arriti në 6,100 dollarë në ankandin e zhvilluar në Jerusalem.

Pages

Subscribe to RSS - refuzimi