reformat

Cilat Reforma?

Postuar në 07 Nëntor, 2015 15:33

Zgjedhjet e vitit 2017 po afrojnë dhe qeveria ka ndërmarrë një tur të ri dialogimi me qytetarët, nga ato të cilat tanimë njihen si seriali: “Gju më gju me popullin”. “Të pastrojmë Shqipërinë” quhet turi në fjalë dhe me gjasë synon rivendosjen e kontakteve me shqetësimet e njerëzve, që janë të pakënaqur “për shkak të kostos së reformave”, siç na thotë zv.kryeministri Niko Peleshi. Që në këtë lloj ligjërimi, apo terminologjie, nis edhe problemi.

Reagon ambasadorja Tomasova: Vetoja ishte për reformat, jo për CEZ-in

Postuar në 02 Tetor, 2015 13:47

Në debatin politik të ditëve të fundit është deklaruar fakti që shitja e sektorit të shpërndarjes së energjisë për kompaninë çeke CEZ u bë edhe për të hequr veton e Çekisë për marrjen e statusit kandidat. Në kohën kur Shqipëria paraqiti kërkesën, Çekia kishte presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Por ambasadorja e Republikës së Çekisë në Shqipëri ka mohuar se vendi i saj ka vendosur veto ndaj Shqipërisë, nisur nga marrëdhënia me kompaninë energjitike CEZ. Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit. “Nuk besoj se probelmi kryesor është CEZ-i.

Nuk ka hapje negociatash këtë vit. “Shqipëria duhet të bindë me vepra, jo me fjalë”

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:22

Komisioni Europian duket se nuk do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë vit. Në një intervistë për “shqiptarja.com”, raportuesi i KE-së për vendim tonë, Knut Fleckenstein, shpreht në mëdyshjeër hapjen e negociatave, dyke shtuar se përpara Shqipërisë mbeten reformat më të vështira dhe ato më sfidueset. “Që nga aplikimi i saj për anëtarësim në BE në vitin 2009, Shqipëria ka kryer një sasi mbresëlënëse reformash. Megjithatë, reformat që kanë mbetur për tu kryer tashmë, janë më të rëndësishmet dhe ato më sfidueset.

Në Ballkan nuk ka vende të sigurta, por të dëshpëruara

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:44

Përgjegjësinë e kanë elitat politike që njerezit po ikin në masë nga Ballkani. Kështu shkruan sot në një shkrim në “Deutsche Welle”, Verica Spasovska, e cila ofron një përgjigje për shkakun e imigrimit. Një përgjigje që nuk thuhet nga politiknaët dhe vendimmarrësit, që bëjnë llogari dhe flasin për vende të sigurta. Ndërkohë që masat shtrënguese ndaj elitave hajdute dhe banditeske në Shqipëri e Kosovë, apo edhe gjetkë, i kanë në dorë. Është kjo çfarë sugjeron Spasovska.

Pages

Subscribe to RSS - reformat