reflektimi

Pas Majlinda Bregut dhe Grida Dumës, nis reflektimet edhe Jorida Tabaku

Postuar në 23 Gusht, 2022 11:44

Deputetja Jorida Tabaku ka nisur të reflektojë. Është po ai lloj reflektimi që e dëshmuam kohë më parë te Majlinda Bregu. Reflektim pati edhe Grida Duma, por me cikël të përsëritur për të ardhur në përfundimin se shpalosjet pseudointelektuale si këto janë asgjë më shumë sesa simptoma oportunizmi të atyre që politikën e kanë pjesë të pazgjidhshme të rehatit.

105 vjet Pavarësi

Postuar në 28 Nëntor, 2017 14:39

Kanë kaluar 105 vjet dita e asaj që historiografia shqiptare e njesh si Shpallja e Pavarësisë. Një datë e shënuar, me gjasë akti më i rëndësishëm politik i elitës shqiptare qysh nga koha e përballjes fillestare me osmanët, që bashkë me vendimet e Kongresit të Manastirit më 1908, përcaktuan paradigmën e shtetit dhe kombit shqiptar drejt Perëndimit.

Nëntori si kohë e reflektimit dhe e korrigjimit të historisë

Postuar në 28 Nëntor, 2017 14:00

Në këto ditë feste të Pa varësisë dhe përkujtimit të dëshmorëve të rënë për liri dhe nën tytat e armëve vëllavrasëse të drejtuara nga ushtarët e Enver Hoxhës, dua të ekspozoj tezën e Thyerjes së Zhvillimit dhe Evolucionit Normal të shoqërisë shqiptare në periudhën  1939-1945.

A do të vijë dita të kemi një opozitë normale?*

Postuar në 06 Korrik, 2017 11:28

Gjatë këtyre ditëve të fundit paszgjedhore e kemi hedhur shpesh pyetjen për çështjen se a do të vijë ndonjëherë dita, edhe pse kishim menduar se tashmë ishin pjekur kohët dhe situatat e mbërritjes së saj, kur një parti a koalicion, pasi të humbë zgjedhjet, të gjejë përballë vetes opozitën normale, që të reflektojë për humbjen, t’u gjejë vendin autorëve kryesorë të kësaj humbjeje, të ringrihet me shpejtësi edhe të fillojë menjëherë fortësisht luftën me politikën qeverisëse, të dalë nëpër mitingje,të bëjë beteja me alternativat e saj për çdo implementim ekonomiko-kulturor, politik etj. etj.

Çfarë do të thotë të ofrosh sot anëtarësimin në PS?

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 20:01

Me afrimin e Kongresit të Partisë Socialiste kryetari i saj, Edi Rama, po përsërit si tezë kryesore të vetën, shtimin e numrit të anëtarësisë së saj. Edi Rama është që në këtë moment kryetari i vjetër dhe i ri i PS-së, pasi askush nuk e sfidon atë në garën për drejtim. Ndaj diskutimi duhet shtruar për “degët” e pemës politike socialiste. Apeli për anëtarësime vjen në një kohë kur kjo parti është në pushtet, por në “ndryshim” nga partitë e tjera, po synon që ta ndryshojë modelin e “rekrutimit” duke hequr dorë nga raporti ofertë kërkesë në punësimin e militantëve.

Subscribe to RSS - reflektimi