referendumi

Referendumi si procedurë krejtësisht demokratike

Postuar në 13 Korrik, 2016 13:27

(Një analizë e shkrimit të Artan Fugës "Referendumi si procedurë jodemokratike, populli voton me ndjenjë jo me mendje")

Dalja nga Bashkimi Europian, nacionalistët austriakë tërhiqen nga ideja e referendumit

Postuar në 09 Korrik, 2016 11:17

Nënkryetari i Partisë të ekstremit të djathtë, Nacionalist e Lirë, njëherësh kandidat për President i Austrisë,  Norbert Hofer ka ndryshuar qëndrim lidhur me qëndrimin ose jo  të vendit të tij në Bashkimin Europian.  Pas referendumit britanik Hofer kishte deklaruar se brenda një viti Austria duhet t’i nënshtrohej një referendumi nën shembullin e Britanisë. Por në një intervistë për gjermanen Die Presse dhënë ditët e fundit ai u shpreh se dalja e Austrisë nga BE do të ishte një gabim. “ Nuk janë më favor të daljes së Austrisë nga Bashkimi Europian.

Pas Brexit, alarmi ngrihet për Italinë

Postuar në 05 Korrik, 2016 22:13

Vendimi i britanikëve për të lënë Bashkimin Europian ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Por sipas disa analizave, rreziku më i madh për Unionin vjen nga një tjetër vend: Italia. Në një shkrim të publikuar në “Business Insider” apelohet për këtë “neglizhencë” ndaj asaj që po zien në fqinjin tonë perëndimor, që cilësohet si “një bombë që po pret të shpërthejë”. Pikë kritike shihet referendumi për reformën kushtetuese që zhvillohet në muajin tetor, e që pritet  të përcaktojë të ardhmen e qeverisë Renzi.

Përforcohet ideja e referendumit

Postuar në 28 Qershor, 2016 10:08

Kur shanset për kompromis janë thuajse zero dhe palët kanë ezuruar mundësitë e dialogut, qeveria po promovon së fundmi idenë e referendumit për paketën e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi. Pas deputetit socialist Majko,edhe zv.kryeministri Niko Peleshi mendon si zgjidhje për miratimin e reformës në drejtësi mbajtjen e referendumit. Nëse parlamenti dështon me miratimin e reformes, Peleshi propozon që partitë të shprehen me votë për mbajtjen e referendumit.

Hileja e radhës, Majko: Zgjedhje dhe referendum për reformën në drejtësi në të njëjtën ditë

Postuar në 26 Qershor, 2016 13:26

Reforma në drejtësi nuk po gjen dot rrugën e miratimit pavarësisht numrave të shumtë me blerje vote që po tentohen nga shumica qeverisëse. Nga ana tjetër një reformë e votave të blera është e cenuar në planin e legjitimitetit të vet, pasi nis me gap të gabuar një proces që shpallet si shërues i sistemit. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, bën një propozim që e deklaron si “opinion personal”. “Opinioni im personal është që le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë.

Dështimi demokratik i Britanisë

Postuar në 26 Qershor, 2016 12:17

Çmenduria e vërtetë e votës së Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE nuk ishte që liderët guxuan të pyesnin popullin e tyre të peshonte përfitimet e anëtarësisë përballë presionit të emigracionit që ajo ofron, por ishte pragu i ulët i daljes, që kërkonte veç një shumicë të thjeshtë. Duke pasur parasysh pjesëmarrjen në votime në 70 për qind, kjo do të thoshte që fushata për daljen fitoi me 36 për qind të votave. Kjo nuk është demokraci; kjo është ruletë ruse për republikat.

Pendohen mbështetësit e BREXIT, përflitet mundësia e një referendumi të dytë (Video)

Postuar në 25 Qershor, 2016 00:20

"Nëse do më jepej edhe njëherë mundësia do votoja pro qëndrimit të Britanisë në BE. Nuk besoja se vota ime kundër do krijonte këtë situatë"- deklaroi një nga britanikët që mbështeti daljen e vendit të tij nga Bashkimi Evropian. Para pak orësh votuan për ta nxjerrë Britaninë nga BE, por tani mbështetësit e "Leave" ndihen të shokuar me atë që ka ndodhur. Një britanik mbështetës i "BREXIT" i tha "BBC" se nuk besonte kurrë se vota e tij do sillte këtë rezultat.

Post Brexit, Skocia nis përgatitjet për referendumin e dytë të pavarësisë

Postuar në 24 Qershor, 2016 13:43

Pas referendumit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, në pikëpyetje vihet vetë rendi politik në ishullin perëndimor të kontinentit. Figura kryesore ekzekutive në Skoci, Nicola Sturgeon, ka deklaruar se është “demokratikisht e papranueshme që Skocia të përballet me perspektivën e daljes nga BE-ja pa dëshirën e saj”. Për këtë arsye qëveria skoceze do të përgatisë legjislacionin për një referendum të dytë të pavarësisë.

Cameron dorëhiqet: Mbretëria e Bashkuar mund të mbijetojë edhe jashtë BE-së

Postuar në 24 Qershor, 2016 10:04

Pak më shumë se 1 orë nga dalja e rezultatit të referendumit që përcaktoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kryeministri David Cameron njoftoi vendimin për dhënien e dorëheqjes.

Britania e Madhe divorcohet nga BE

Postuar në 24 Qershor, 2016 09:12

Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian. Qytetarët e saj vendosën me referendum që vendi të dalë nga Bashkimi Europian, duke u bërë kështu anëtari i parë që braktis Unionin që nga themelemimi i tij. Pro daljes nga Bashkimi Europian votuan rreth 51.8 % e britanikëve, ndërsa për qëndrimin në të 48.1 %.

Pages

Subscribe to RSS - referendumi