recesioni

Hije recesioni mbi ekonominë amerikane

Postuar në 06 Prill, 2022 18:41

Deutche Bank paralajmëron krizë recesioni në SHBA, në fund të këtij viti. Shkak për këtë do të bëhet “lufta” e Rezervës Federale kundër inflacionit.

Ky paralajmërim -- i pari nga një bankë e madhe -- pasqyron shqetësimin në rritje se FED do të godasë ekonominë aq fort sa do t'i japë fund pa dashje rimëkëmbjes që filloi vetëm dy vjet më parë.

Papakonstantinou: Vonesat në reagim rënduan koston e krizës së euros

Postuar në 02 Janar, 2022 13:54

Për vite me radhë, Georgios Papakonstantinout iu deshën truproja për ta shoqëruar ndërsa lëvizte nëpër Greqi. Ish-teknokrati që ka punuar me OECD për një kohë të gjatë, e gjeti veten në stuhinë e një prej krizave më të rënda ekonomike kur mbante detyrën e ministrit të Financave të Greqisë në vitet 2009-2011. Papakonstantinou ishte njeriu që zbuloi se deficiti i buxhetit të Greqisë ishte fshehur në tetor 2009. Ai ishte personi që negocioi të parin nga tre planet e shpëtimit të Greqisë, prej 110 miliardë eurosh, për të shmangur falimentin e vendit të tij.

Greqi, Alpha Bank çlirohet nga pasojat e recesionit. Shet portofolin prej 10.8 mld euro kredi të këqija

Postuar në 22 Shkurt, 2021 22:18

Alpha Bank e Greqisë do të shesë një portofol prej 10.8 miliardë euro kredi të zhvlerësuara dhe 80% të ofruesit të shërbimeve të kredisë Cepal Holdings te fondi amerikan Davidson Kempner. Marrëveshja është arritur sot, raporton Kathimerini.

Në kërkim të parasë së ndershme

Postuar në 05 Mars, 2016 11:38

Kongresmeni Ronald Ernest “Ron” Paul, babai i  Rand Paul, kandidati aktual për President i SHBA-së për Republikanët, ka qenë dhe mbetet një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të lirisë – ndoshta i krahasueshëm me Jeffersonin dhe Madison. Por, ai është dukshëm dhe një ekonomist i talentuar, veçanërisht në çështjet monetare.

SHBA drejt reçesionit?

Postuar në 03 Janar, 2016 04:38

Banka Federale Amerikane ka vendosur së fundmi të rrisë normën e interesit, duke vlerësuar se ekonomia e vendit po performon mirë. Mirëpo për dy emra të rëndësishëm në botën e biznesit, viti që po vjen mund ta gjejë Amerikën në reçesion. Miliarderi Sam Zell deklaroi në një intervistë për “Bloomberg” se ekonomia e SHBA-së mund të hyjë  në reçesion vitin që vjen, duke shtuar se Banka Federale duhet të rriste normën e interesit të paktën 6 muaj më parë, për të patur mundësi të manovrojë.

Subscribe to RSS - recesioni