reagim

"Non grata" nga SHBA, Kokëdhima sqaron ambasadën amerikane: Pasurinë e bëra jashtë politikës, Donald Lu pjesë e intrigave

Postuar në 04 Nëntor, 2016 14:05

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka reaguar një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, për një listë të zezë me politikanë të inkriminuar dhe të korruptuar, mes të cilëve edhe Koçi Kokëdhima. Ish-deputeti e lidh qëndrimin e ambasadorit amerikan me intrigat që e nxorën Kokëdhimën jashtë parlamentit, duke mos përjashtuar nga ky skenar as partinë e tij. Ish-deputeti socialist i Vlorës ka dhënë edhe një përgjigje për pasurinë e tij, meqënëse u akuzua si i korruptuar.

Pjesë nga deklarata e Kokëdhimës:

SHBA-BE reagojnë thatë për pezullimin e Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese

Postuar në 25 Tetor, 2016 19:21

Pas pezullimit të Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese kanë reaguar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Në një deklaratë të përbashkët SHBA dhe BE thonë se respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Sipas tyre Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias, ndaj dhe nxisin që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.

Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e 35 vjeçares: Ngjarja të zbardhet, por nuk ka ndodhur për fajin tonë

Postuar në 16 Shtator, 2016 23:23

Një reagim i Partisë Demokratike për vdekjen e 35 vjeçares Aida Cajka dhe foshnjës së saj në maternitetin Koço Glozheni nxiti kundërpërgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë që tha se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin për nevojë të hetimeve.

Dy standardet e PS për drejtësinë dhe Gjykatat

Postuar në 10 Gusht, 2016 18:51

Partia Socialiste është përpjekur të mbajë lart flamurin e reformës në drejtësi, si e vetmja forcë që lufton për një drejtësi të standardeve europiane, përballë asaj që e quan fronti i së keqes. Por qëndrimet që shfaq nuk lidhen dhe aq me parimet e një drejtësie të pavarur, por me standardet që vetë kjo parti krijon në raport me drejtësinë kur i preken interesat e saj.  Ajo që është më flagrante lidhet me imunitetin që i jep vetes si forcë progresiste për të komentuar vendimet e Gjykatave, madje të marrë edhe rolin e Gjykatës.

Basha në alarm për skenarin e trafikimit të votave, reagon pas dërgimit të draftit në kuvend

Postuar në 18 Qershor, 2016 11:55

Kreu i Pasrtisë Demokratike, Lulzim basha ka reaguar me një deklaratë pas depozitimit të kërkesës nga 33 deputetë për futjen në procedurë parlamentare të reformës në drejtësi. Sipas tij dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqeror në vend.

Reagimet për shkarkimin e Canit dhe emërimin e Ahmetajt

Postuar në 16 Shkurt, 2016 13:56

Pas shkarkimit të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe zëvendësimin e tij me Arben Ahmetajn kanë qenë të shumta reagimet si nga kampi i shumicës ashtu dhe ai i opozitës. I pari që komentoi këtë lëvizje në kabinetin qeveriar ishte deputeti Ben Blushi, që foli për një reagim të vonuar të kryeministrit, duke parë  situatën ku ndodhet ekonomia e vendit.

PD sulmon hapur Top Channel për servilizëm ndaj Edi Ramës

Postuar në 12 Janar, 2016 21:12

Partia Demokratike ka reaguar me një njoftim për shtyp ku akuzon televizionin kombëtar Top Channel për dezinformim dhe servilizëm ndaj Edi Ramës. Selia blu thotë se informacioni për mospjesëmarrjen e opozitës në tryezën e reformës në drejtësi është përgatitur në zyrat e qeverisë.

Dy episode të pakëndshme

Postuar në 05 Janar, 2016 21:17

Pas publikimit të një meszhi kërcënues nga Besnik Sulaj në telefonin e ish-kryeministrit Sali Berisha, biznesmeni i njohur si Besoja i Takvanit ka reaguar duke e quajtur gjithçka një episod të pakëndshëm, dhe veten një veten një biznesmen të përndjekur. Sulaj, që ka marrë në administrim ish-lokalin në Parkun "Rinia" dhënë gjatë periudhës kur bashkia drejtohej nga Edi Rama nuk e ka mohuar mesazhin kërcënues ndaj Sali Berishës, duke shprehur edhe në vlerësim për raportin që ai si biznesmen ka me politikën "Mendoj qe ky eshte nje episod i pakendshem per te gjithe.

Pages

Subscribe to RSS - reagim