rd

Opozitë duke fyer Presidentin

Postuar në 25 Shkurt, 2016 00:38

Është e njohur praktika e radikalizimit verbal që opozitat shqiptare adoptojnë sa herë nuk dinë se çfarë të bëjnë për të rimarrë iniciativën e protagonizmit. Që nga vitet ’90 kur për pushtetin e asaj kohe përflitej thuajse çdo gjë, më tej në vitet ‘2000, e pastaj në opozitën e dytë socialiste. Siç e dimë, pas akuzave nga më të rëndat, ka ardhur paqja e një pazari. Kësaj radhe është Partia Demokratike që po luan kartën e kriminalizimit të gjithanshëm të PS-së dhe qeverisë së saj, madje edhe në arenën ndërkombëtare. Duke krijuar gjithsesi një situatë absurde.

Fotopolitikë/LSI, axhendë e posaçme e PD-së

Postuar në 30 Gusht, 2015 16:16

Faqja e parë e gazetës zyrtare të PD-së, hapet me një akuzë për vrasje, sërish në adresë të LSI-së, e për rrjedhojë, kreut të saj, Ilir Meta. Ndërkohë sot, u njoftua se PD-ja nuk do të zhvillojë protesta në shtator, pa dhënë arsye. Por protestat gjithsesi do të rikrijonin qoftë edhe virrualisht frontin PS-LSI. Kurse dje, Andrea Stefani, një analist i afërt me qeverinë dhe kryeministrin, apelonte për mbështetje popullore për "krjimin e shtetit të së drejtës", thirrje që duket sikur i paraprin ndonjë aksioni të palajmëruar.

Sorosianë dhe antisorosianë në PD

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:25

Aktivist i djathtë, por gjithmonë i mbajtur në periferi të strukturave politike të PD-së, Altin Goxhaj iu është përgjigjur me rastin e 74-vjetorit të të atit, atyre që e akuzojnë si djalë i një ish-sigurimsi. Arsyeja mesa duket, pse ai nuk është afruar aq sa do dëshironte në PD.

Një tezë këmbëngulëse për raportin “e pathyeshëm” Rama – Tahiri

Postuar në 14 Gusht, 2015 14:27

Kryeministri e ka shpesh shumë të lehtë të ironizojë mediat, apo edhe t’i shpërfillë ato, kur vjen puna për publikimin e disa lajmeve me burime, të cilat në përgjithësi nuk janë pozitive në raport me qeverinë. Lajme që duhen konfirmuar. Mirëpo nëse kritika e z. Rama qëndron, ajo bie poshtë kur praktika dëshmon se edhe qeverisë i intereson deligjitimimi i medias. P.sh kryeministri kërkon si minimum që lajmi të jetë me dy burime, ose të ketë të përfshirë edhe reagimin e palës së përfolur apo akuzuar. Pra qeverisë.

Pages

Subscribe to RSS - rd