rama

Pasuria ime

Postuar në 26 Prill, 2016 11:42

Zbardhet deklarimi i pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij për vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, mësohet se vila e Kryeministrit Rama në fshatin e Surrelit, në komunën Dajt është deklaruar me një vlerë prej 39,607,741 lekësh ose rreth 395 mijë dollarë.

Përgjigjia e Ramës për Shqipërinë e vogël dhe Britaninë e Madhe

Postuar në 26 Prill, 2016 10:11

Deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE ka nxitur reagimin e kryeministrit Rama. Në një prononcim për mediat britanike, Rama nuk mendon se Shqipëria është një model që duhet ndjekur nga Britania.

Gojëlidhurit e 21 Janarit

Postuar në 25 Prill, 2016 20:24

Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Prokurorisë për “21 Janarin” dhe kërkesën e organit të akuzës për dënimin me 23 vjet burg të Ndrea Prendit dhe 25 vjet të gardistit Agim Llupo. Këta dy të fundit ishin dënuar nga Gjykata e Apelit, i pari me 1 vit burg, ndrësa i dyti me 3 vite.Vendimi u mor pasi çështja u mbajt për 3 vite në Dhomën e Këshillimit. Këtë vendim kyeministri Rama e komentoi me një postim në facebook: “XhMziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reformë në drejtësi!”, shkruan Rama.

Na shpalli kampionë të përparimit

Postuar në 25 Prill, 2016 14:03

Nga mbledhja e grupit parlamentar ku përshëndeti punimet e Asamblesë Socialiste dhe falenderoi në veçanti Namik Doklen që iku nga kryesia për t’i hapur rrugën të rinjve, kryeministri bëri një ekspoze të situatës ekonomike, duke akuzuar ata që i quajti shakaxhinj të përparimit se po gënjejnë për borxhin dhe investimet e huaja. Ndërkohë që e quajti të jashtëzakonshme atë që ka bërë qeveria e tij për ta renditur Shqipërinë të parën në rajon për numrin e atyre që kaluan me sigurime nga puna në të zezë.

Mjafton të jemi mbi treshin

Postuar në 23 Prill, 2016 11:16

Në nisje të punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i konfirmuar në referendum si kryetar legjitimi i partisë që ka fituar zgjedhjet dha një vlerësim mbi pritshmëritë ekonomike, duke vendosur dhe një objektiv që qeverinë e gjen të kënaqur, por që në terma praktikë nuk pritet të ketë ndonjë efekt në rritjen e mirëqënies për qytetarët. "Sot planifikojmë një rritje ekonomike 3.4 për qind, por mjafton të jemi mbi treshin”, ka shtuar shefi i qeverisë, duke qenë statistikisht në rregull me çfarë i komunikohet nga Ministria e Financave.

Një shfajësim dhe një kërcënim i pasinqertë për Berishën

Postuar në 22 Prill, 2016 13:05

Kryeministri Rama doli me një deklaratë për të arrnuar disi reagimet disproporcionale të mazhorancës, pas deklaratave të Berishës një dite më parë në parlament, për vetëmbrojtje përmes armëmbajtjes, nisur nga situata e pasigurisë në vend. Kryeministri tha se  Berisha nuk mund të hetohet për deklaratat e tij,pasi  drejtësisa është ende e pareformuar.

“Përgjegjësitë e Ramës për thellimin e lidhjeve të PS me krimin janë të pafalshme. Por problemi është më i gjerë”

Postuar në 21 Prill, 2016 15:29

Fatos Lubonja shkruan sot në “Panorama” një opinion mbi situatën e fundit në vend, ku po dominon si debat kryesor, arrestimi i Emiljano Shullazit. Lubonja evidenton faktin se sistemi juridik që kemi formalisht të miratuar nuk funksion, sa kohë që institucionet e vërteta janë partitë që funksionojnë si dy banda.“…Është kollaj të thuash sot në opozitë se Edi Rama na e mori pushtetin duke bashkëpunuar me kriminelët, por edhe ai më naivi ka të drejtë të ngrejë pyetjen: Po mirë, more zotërinj, a nuk erdhët ju në pushtet me premtimin për të luftuar krimin dhe baronët e drogës?

Rama sqaron rolin e Tahirit në arrestimin e Shullazit

Postuar në 21 Prill, 2016 12:31

Arrestimi i Emiljano Shullazit dominoi sencën e sotme plenare. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga foltorja e Kuvendit se personazhi i njohur i botës së krimit, u arrestua nga policia dhe se cdo pretendim i opozitës për arrestim nga Prokuroria është i dështuar. "Në fakt, e vërteta edhe sikur të ishte kështu përsëri nuk do të ishte kundër asaj që po them unë. Sepse normalisht arrestimet bëhen pas sulmeve në prokurori.

Projekti i stadiumit dhe sllogani i kombëtares (Foto)

Postuar në 21 Prill, 2016 11:34

Projekti i stadiumit të ri kombëtar është prezantuar sot nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri e ka konsideruar stadiumin, të ngjashëm me atë të Juventusit.
Sipas Ramës, “Arena Kombëtare” do të jetë një nga stadiumet më të bukura në Europë dhe në të mund të luhen edhe ndeshje të ekipeve të huaja, ose finale si ajo e Superkupës europiane. Ndërsa kreu i Federatës zbuloi edhe slloganin e kombëtares për fazën finale të Europianit, ku autobusi do të mbajë thënien, "Ti Shqipëri më jep nder".

Pages

Subscribe to RSS - rama