raketa

I forti Kim Jong Un shfaqet në video duke parë testim rakete

Postuar në 09 Janar, 2016 12:44

Tri ditë pas Korea e Veriut njoftoi shpërthimin e një bombe me hidrogjen, është shpërndarë një tjetër video. Aty shfaqet kreu i shtetit Kim Jong Un duke parë një raketë që del nga uji shoqëruar me komente me tone luftarake. Në video thuhet se lëshimi i raketës dhe pamjet janë të muajit dhjetor 2015 dhe mendohet se testi është kryer afër Sipo, në Detin e Japonisë që lag Korenë e Veriut. Mediat koreanojugore thonë se video është një përpunim pamjesh nga disa teste, por jo një lëshim i suksesshëm nga një nëndetëse.

DF-ZF, kinezët testojnë raketën që çan edhe mbrojtjen raketore amerikane

Postuar në 28 Nëntor, 2015 21:01

Kina ka kryer me sukses testin e gjashtë të një rakete ultra të shpejtë, që sipas disa analistëve depërton edhe mbrojtjen  raketore amerikane. DF-ZF u lëshua në qendrës e testimit raketor në Ëuzhai, në Kinën Qendrore. Ajo u transportua në kufijtë e atmosferës nga një raketë balisitike, ku u krye ndarja nga lëshuesi për t’u drejtuar në një rreze goditjeje disa mijëra kilometra në Perëndim të Kinës. Agjencitë amerikane të inteligjencës gjurmuan raketën e cila lëvizte me Mach 5, pra pesë herë mbi shpejtësinë e zërit.

Tenis: Mbërrin raketa inteligjente

Postuar në 15 Tetor, 2015 12:08

Një fillim i ri për një pajisje të re të vogël, projektuar për t’iu dhënë tenistëve një avantazh të teknologjisë së lartë. “Atletët sot më shumë kanë nevojë për të dhëna konkrete. Jemi duke krijuar një produkt i cili fokusohet në përmirësimin e rezultateve”, thotë Shot Stats, bashkëthemelues i Lavie Sak.

Fundi i monopolit të Tomahwak

Postuar në 10 Tetor, 2015 16:39

Sulmi nga Kaspiku i flotës ruse drejt objektivave në Siri ka provuar hapur se monopoli anglo-amerikan në përdorimin e raktave të ngjashme nga pikëpamje funksionale me “Tomahawk” ka përfunduar. “The Daily Beast” shkruan se deri më sot, edhe vëzhguesit më të afërt të ushtrisë ruse, njihnin një version rakte, të quajtur SS-N-27, kurse versioni i fundit, quhet SS-N-30. Ndryshimi sipas analistëve ushtarakë që citon “The Daily Beast” është se ky i fundit mbulon një distancë prej 1000 miljesh, kurse versioni i parë shkonte deri në 150 km.

Kur sovjetikët u ulën për herë të parë në Mars

Postuar në 17 Shtator, 2015 07:52

Shkencëtarët sovjetikë ishin të dëshpëruar se nuk po kapërcenin dot amerikanët në garën për të pushtuar hapësirën, pasi këta të fundit zbritën në Hënë, ndërkohë që kufiri tjetër i afërt ishte planeti i kuq. Vite të furishme, punë e vazhdueshme, me dhe pa kohë për të testuar garën, kulmuan me tri raketa të prishura në maj të vitit 1971.

Pages

Subscribe to RSS - raketa