Qeveria

Qeveria shqiptare duhet të vetëdeklarojë infektimin brenda radhëve të veta

Postuar në 19 Mars, 2020 19:20

Princi Albert i Monakos ka rezultuar pozitiv për koronavirusin COVID-19.

Albert II, 62-vjeçar, kreu i shtetit i principatës, po vazhdon të punojë nga banesa e tij dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është shkak për shqetësim, thuhet në një deklaratë zyrtare. 

Pak ditë më parë edhe kryeministri Serge Telle, gjithashtu rezultoi pozitiv për virusin.

Shqipëria e Rilindur katandiset në alibi paniku. Kryeministri: Do kursejmë edhe kosin

Postuar në 18 Mars, 2020 13:28

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në një lidhje televizive përmes së cilës ka folur për situatën e krijuar nga pandemia e tanishme e coronavirusit. Zoti Rama ka thënë se numrat në Shqipëri do të rriten, por sipas tij që duhet bërë çmos që të ruhet një rritje graduale dhe jo eksponenciale e cila do të vendoste sistemin shëndetësor përpara pamundësisë për trajtim. Kryeministri nuk ka pranuar të zbulojë diçka për paketën e ndihmës ekonomike.

Nuk jemi në situatën që deti të bëhet kos, por do të kursejmë edhe kosin që kemi

Koha që qeveria të dalë nga kllapia e pandemisë

Postuar në 17 Mars, 2020 15:55

Qeveria duhet të dalë sa më shpejt nga kllapia ku e ka futur veten. Zoti Rama është ndoshta i vetmi kryeministër në botën e sotme që raporton vendimet nga shtëpia, i veshur me t-shirt, me një gjel që këndon në sfond dhe zhurmat e tenxhereve nëpër shtëpi. Ndonëse duhet vlerësuar shpejtësia e veprimit pas konstatimit të rastit të parë, duhet të vihet në dukje se veprimi në menaxhimin e kësaj situate kërkon një qasje dhe energji të re.

Virusi i pasigurisë

Postuar në 10 Mars, 2020 22:45

 

Njoftimi i ministrit turk të Shëndetësisë se një shtetase amerikane që udhëtonte nga Tirana më 3 mars u diagnostikua me koronavirus në Stamboll konfirmon një thashethem të hershëm se në Shqipëri virusi ka hyrë me kohë. 

Është një njoftim të cilin ministri Koça e bën nga interesi i sigurisë së vendit të tij dhe tërthorazi na njofton edhe neve, delet e vërteta të Republikës “Bagëti e Bujqësi”.

Ta trajtosh Shqipërinë si pronë personale. Asnjë informacion mbi pritjen e refugjatëve

Postuar në 08 Mars, 2020 15:26

Në Shqipëri do të vijnë emigrantë. Sirian, afganë dhe palestinezë. Një gjë e tillë po raportohet nga disa media, ndërkohë që pak ditë më parë RTSh Korça informonte se vetëm për muajin shkurt në zonën e Devollit janë ndaluar 600 emigrantë të paligjshëm. Po kështu raportohet se janë ngritur qendra pritjeje dhe është shtuar numri i kontrolleve policore.

Republikë bananesh/Dy amnisti fiskale në 3 vjet

Postuar në 07 Mars, 2020 16:31

Po flitet me të madhe se qeveria po përgatit një amnisti fiskale dhe penale. Kryeministri del lart e poshtë me mikrofon në dorë dhe premton mrekullinë e kësaj nisme për të cilën nuk ka asgjë të shkruar. Kështu ai bën debatin mbi llafe në erë për të miratua mandej draftin siç e do vetë.

Fotolajm/Protesta para selisë së qeverisë në Kosovë

Postuar në 02 Mars, 2020 13:33

Qeveria e Kosovës nis lëvizjet për shkarkimin e Hashim Thaçit nga detyra e Presidentit

Postuar në 26 Shkurt, 2020 12:53

Duket se dhe në Kosovë do të veprohet njësoj si në Shqipëri: presidenti i Republikës do të procedohet nga Parlamenti për t’u shkarkuar. Gazeta “Koha Ditore” “Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, ka konstatuar se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij”.

Një qeveri e dështuar ka nevojë për kazanin e vet mediatik

Postuar në 03 Shkurt, 2020 12:05

Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila kontrollohet dhe bën politikën e qeverisë shqiptare, raporton sot për një shkrim të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” sipas së cilës Franca ka hequr dorë nga bllokimi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Për ta argumentuar këtë titull, ATSH, referon një intervistë të Këshilltarit për Çështjet Europiane të presidentit francez Macron, Clement Beuane, sipas të cilit kreu i shtetit f

Qeveria pranon emergjencën e kriminalitetit në vend. Anti-KÇK, në thelb ka një AKt Normativ

Postuar në 31 Janar, 2020 14:42

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot është kaluar paketa anti-KÇK që parashikon goditjen kryesisht të elementëve të inkriminuar brenda sistemit të drejtësisë, por edhe përtej. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se janë marrë një sërë vendimesh që ndryshojnë ligjin “Antimafia”, ligjin “Për Policinë e Shtetit”, ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara” si dhe Kodin Penal.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria