qeveria kurti

Lista Serbe ndërmerr nismën për largim nga institucionet e Kosovës

Postuar në 03 Nëntor, 2022 17:44

Mediat serbe raportojnë se përfaqësuesit e pakicës serbe në Kosovë po shkojnë drejt largimit nga të gjitha institucionet e vendit. Sipas B92, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka njoftuar një takim urgjent me përfaqësuesit e institucioneve të veriut të Kosovës. Në takim, ai do të propozojë që të gjithë serbët të lënë institucionet e Kosovës në veri, duke nisur me të personalisht dhe duke vazhduar me serbët nga njësitë e vetëqeverisjes, zyrës së prokurorit, gjykatës, policisë etj. Sipas tij shkak për këtë është bërë shkarkimi i turpshëm, antiserb madje nga Prishtina i drejtorit të Drejtorisë

Grenell, de facto kryeministër i Kosovës

Postuar në 20 Prill, 2020 20:33

Ajo që ndodhi në Kosovë me mocionin kundër qeverisë Kurti, po zbulohet dita-ditës se ishte një pazar i pastër i skalionit të vjetër të politikës kosovare për të hequr nga drejtimi një njeri dhe forcë jo komode. 

Katër letrat formale të Presidentit Hashim Thaçi për Vetëvendosjen dhe Kurtin provuan një inskenim grotesk zgjidhjes juridike për situata që kërkojnë vetëm zgjidhje politike. 

Rrëzimi i qeverisë Kurti dogji kredibilitetin e SHBA

Postuar në 03 Prill, 2020 14:20

 

Me botën e shpërqendruar nga përkeqësimi i pandemisë së koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përshpejtuan javën e kaluar rënien e një Qeverie popullore dhe premtuese reformiste në shtetin mbase më pro-amerikan në botë, Kosovë. Dëmi që i është shkaktuar kredibilitetit amerikan dhe autoritetit moral në Kosovë, kudo përgjatë Ballkanit, dhe në relacionin me Gjermaninë dhe Francën, ka qenë masiv.

Duhet "kapërcyer Rubikonin!" - Taksa po përdoret si "municion" kundër Qeverisë Kurti

Postuar në 02 Mars, 2020 13:28

 

Taksa 100% është kundërproduktive, është bumerang ndaj shtetit dhe diplomacisë së Kosovës. Kjo taksë s'ka bërë asgjë tjetër pos se ka "viktimizuar" Serbinë në marrëdhënjet ndërkombëtare. Kjo taksë, më shumë me qëllime djallëzore sesa gjeo-politike, në dioptrinë e syzeve ideologjike e diplomatike europerëndimore, Serbinë po e paraqet si të "sulmuar" e si "shtet gjynah" nga "sulmet e Kosovës primitive".

Subscribe to RSS - qeveria kurti