qeveri

Rama qetëson ministrat, përjashton mundësinë e ndryshimeve në qeveri

Postuar në 06 Tetor, 2015 08:37

 

Protestat kundër masave të qeverisë nisin nga Shkodra. Reagon Berisha: Revolucion demokratik

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:19

Njerëzit filluan të dalin në rrugë për të kërkuar të drejta që po i kufizohen çdo ditë. Në këtë kuadër ka nisur dhe protesta në Shkodër kundër masave të qeverisë në luftë me informalitetin. Përfaqësues të sindikatave, të biznesit dhe qytetarë të Shkodrës kanë protestuar në pedonalen e qytetit. Protestuesit i kanë quajtur drastike masat e qeverisë kundër informalitetit. “Ne jemi për luftën ndaj informmalitetit, por jo për masat drastike ndaj biznesit”, ka thënë kreu i Bashkimit të Sindikatave, Alfred Tukaj.

Një qeveri që i tregon gishtin popullit dhe jo vetes

Postuar në 27 Gusht, 2015 17:12

Gjatë njëzetë e katër viteve post-komuniste pritshmëritë e shqiptarëve ndaj një qeverie nuk kanë qenë kurrë kaq të mëdha sa ç'ishin për qeverinë e dalë nga 23 qershori 2013. Por, fatkeqësisht, bashkë me shpresën e madhe erdhi edhe zhgënjimi i madh.

"Taksë progresive" edhe mbi pronën

Postuar në 14 Gusht, 2015 09:58

Qeveria është duke përgatitur një reformë mbi taksat e pasurisë, duke e përshtatur me filozofinë e taksës progsive, paguan më shumë kush ka më shumë. Sipas shqiptarja.com reforma administrativo territoriale do sjellë ndryshime në shumë prej taksave vendore, mes të cilave bie në sy ajo e pasurisë.
Në Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralzimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 Këshilli i Ministrave ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në llogaritjen dhe tarifimin e taksës mbi tokën urbane, si dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Ngjela ‘këshilla’ për Ramën: Duhet të delegojë pushtet, ndryshe do të ikë në shtëpinë e tij pa lënë asnjë gjurmë

Postuar në 08 Gusht, 2015 09:01

Kreu i PLD­-së, Spartak Ngjela, i sugjeron kryeministrit Rama që të delegojë pushtetin, pasi nuk mund t’i drejtojë të gjitha vetë. Në një koment në profilin e tij në “Facebook”, Ngjela shkroi se: “Para së gjithash, Rama duhet të fillojë të delegojë pushtetin, sepse e ka të pamundur me një imposibilitet absolut që të mund t’i drejtojë të gjitha vetë. Nuk e kuptonte dot kur erdhi në pushtet, por nëse nuk e ka kuptuar ende, do të ikë në shtëpinë e tij pa lënë asnjë gjurmë në zhvillimin historik të këtij vendi, njëlloj si edhe të tjerët.

Pages

Subscribe to RSS - qeveri