qemal stafa

Mbi autorësinë e krimit ndaj Stadiumit "Qemal Stafa"

Postuar në 18 Gusht, 2016 10:29

Që të kryesh një akt kriminal, si shkatërrimi i stadiumit “Qemal Stafa”, pjesë integrale e Ansamblit të Bozios, i mbrojtur edhe me ligj si monument kulture, nuk është e lehtë. Që të kryhet kjo punë, duhet që autori/ët të ketë minimalisht katër karakteristika: Së pari, duhet të jetë thellësisht injorant. Së dyti, thellësisht i korruptuar. Së treti, thellësisht mashtrues e i paturp. Së katërti, thellësisht sociopat, delirant megalloman. Pa çdonjërën nga këto karakteristika, ajo masakër nuk do të mund të kryhej. E megjithatë, këto janë vetëm kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm.

Stadiumi si pronë private/Përtej fasadës, arkitekti Aliaj flet për ekzistencën e një tuneli

Postuar në 15 Gusht, 2016 15:02

Arkitekti Besnik Aliaj, shpjegon sot në një postim në profilin e vet në Facebook, se poshtë stadiumit “Qemal Stafa”, aktualisht në transformim tërësor, ndodhet edhe një tunel. Sipas Aliajt, tuneli ndodhet në anën veriore dhe lidh stadiumin me objekte të tjera jashtë tij. Ai është ndërtuar që në fillim nga italianët, arkivës së të cilëve u referohet Aliaj për këtë çështje. Por ekzistenca e tunelit nuk është përmendur në projektin e ri, që eliminon kështu edhe një element tjetër të stadiumit të vjetër.  Shkruan Aliaj:

Disa fjalë për sihariqin e fundit të Sali Berishës

Postuar në 28 Prill, 2016 03:21

Ne “hakmarrësit” sot morëm sihariqin e radhës. Qenkemi në ortakëri për ndërtimin e një kulle pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Nuk i kemi të rralla sihariqet, por ky i sotmi është më “shtatlartë” se të tjerët, është kullë. Kemi 20 vjet që krimet dhe ndërtimet “tona” i marrim vesh nga Sali Berisha. Dhe kjo është normale. Se nga kush tjetër, përveçse nga ideatori dhe pronari i “Hakmarrjes për Drejtësi” do t’i merrnim vesh? Ai e ndien për detyrë që sa herë ndodhin krime të rënda dhe ka ndërtime të mëdha, “Hakmarrja” e tij të ketë pjesën e saj.

PS, shkrihet fondacioni "Qemal Stafa". Krijohet klubi "Miqtë e Fikut". Surpriza: President nderi, Bamir Topi

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:27
Subscribe to RSS - qemal stafa