qeevria

Duhet shkruar proza e plaçkitjes, që nesër të mos ta lexojmë si histori progresi

Postuar në 24 Gusht, 2020 15:51

Nëse lexon Agjencinë Telegrafike Shqiptare – ka që e lexojnë akoma nuk ka pse çuditemi – të përplaset në fytyrë progresi, zhvillimi ekonomik, Shqipëria e bukur, turizmi që nuk ndalet. Mund të mendosh që në fund të fundit kjo është detyra e një agjencie qeveritare, të flasë mirë për punët e qeverisë. Sepse ATSH është e tillë, ajo vetëm emrin ka shqiptare.

Kastrati merr për 1 euro për 20 vjet bazën detare të Sarandës

Postuar në 06 Korrik, 2020 21:11

265   2299,5   m2 për 1 euro. Kontrata e qiradhënies është fituar nga Kastrati group në bashkëpunim me Concord Investment” sh.p.k për 20 vjet.

Vendnodhja është në gjirin e Limjonit në Saradë, aty ku dikur ishte baza luftarake detare që kalon me kontratë qeraje në duart të privatit, që në këtë vend kur vjen puna për projekte të tilla është vetëm një: Kastrati.

2020 vjen me një ngushëllim për shqiptarët. OSBE-ja drejtohet nga Edi Rama

Postuar në 02 Janar, 2020 15:39

 

Në datën 1 janar kryetari i ri i OSBE-së Edi Rama, ka adresuar ato që i quan prioritete të kryesisë shqiptare. I pashëruar nga inflacioni i vizioneve, zoti Rama ka parashtruar si të tilla përmbushjen e koncepteve të OSBE-së për sigurinë si zgjidhja dhe negociimi i konflikteve, moitorimi i reformave, përmirësimi i klimës së sigurisë dhe forcimi i dialogut.

Qeveria u ndalon përkohësisht bashkive të drejtën e prokurimit publik

Postuar në 10 Maj, 2019 16:43

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që njësitë e qeverisjes vendore të ndërpresin procedurat e prokurirmit për vitin 2019 përmes një vendim pezullimi të përkohshëm. Sipas vendimit që është miratuar nga Këshillli i Ministrave nga ky urdhër përjashtohen prokurimet me vlerë të vogël dhe procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore.

Pezullimi i prokurimeve ishte në fakt një kërkesë e Partisë Demokratike për qeverinë tranzitore ndërkohë që kryeministri duket se ka hequr formalisht një mundësi abuzimi në zgjedhje.

 

 

Subscribe to RSS - qeevria