ps

Protesta mund ta ketë thelluar përkrahjen për opozitën, por jo zgjeruar

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 19:12

Në fjalimin që mbajti gjatë protestës së opozitës në 8 dhjetor, Lulzim Basha bëri thirrje për protesta të tjera në ditët në vazhdim, deri në rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike. Dhe këtë thirrje ai ua adresoi si atyre që kanë votuar për opozitën, ashtu edhe atyre që s’kanë votuar për të dhe janë të pakënaqur me qeverinë e sotme.

Por goditjet me gurë e me shishe me lëndë djegëse ndaj godinave të kryeministrisë e të dy ministrive, që pasuan thirrjen e mësipërme nuk e përforcuan atë. Përkundrazi, ato mund të kenë patur efektin e kundërt.

Dy qëndrimet e drejtuesve socialistë: 8 dhjetori dhe 21 janari I harruar po nga këta

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 17:21

Përfaqësues të mazhorancës dhe një sërë çirakësh të njohur në media, kanë dy ditë që flasin për dhunë, vandalizëm, huliganizëm dhe akte dhune të papranueshme, duke iu referuar me dramacitet protestës së 8 dhjetorit. Protestë ku nuk ndodhi asgjë. Por u paralajmërua shumëçka. Dhe kjo ndoshta përbën problem. Sot tema e protestës dhe qëndrimi etik i mazhorancës ndaj dhunës është bërë prezent edhe gjatë diskutimeve në Komisionin e Shëndetësisë, ku deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka ndërhyrë pikërisht me komente të ngjashme.

Punët nuk janë mirë as me qeverinë dhe as në PS

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 23:28

Partia Socialiste është larg të qenit partia e dikurshme e strukturave funksionale, ku jepej llogari dhe shtroheshin çështjet për zgjiedhje me vendimmarrje kolegjiale. Deputetja e kësaj partie, Arta Dade, njëkohësisht kryetare e Komisionit Parlamentar me Jashtë, thotë në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, se kjo analizë dhe kjo kërkesë llogarie nuk po ndodh edhe kur vjen rasti për akuza të shumta nga opozita. “Është gjëja më normale që kur ka sensibilizim të opinionit publik nuk ka përse të mos ndërhyhet.

Heqje taksash, ofertë për anëtarësime masive në PS

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 17:00

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në Kukës ku ka zhvilluar disa takime me banorë dhe ka folur për situatën ekonomike në vend. Edi Rama ka deklaruar se kjo që po ndërmerr qeveria është një kurs i vështirë reformash, të cilat do të japin efekt pozitiv ndryshues për 20 vitet e ardhshme. Energjia, taksat, formalizimi, edhe ai i bujqësisë, janë sipas tij hapa të domosdoshëm për t’u quajtur shtet normal, por edhe për të çliruar energji në ekonomi. Formalizimi në bujqësi lidhet me akordimin e fondeve dhe në këtë kuptim, nisma e qeverisë nuk pse t’i trembë fermerët.

Tani ankesa për moszbatim ligji edhe nga deputetë të PS-së. Dade flet për ndërtim pa leje te pallati i saj dhe policia nuk reagon

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 10:12

“Panorama” raporton sot për një debat të një lloji tjetër nga ato që zhvillohen prej dekadash në Grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Deputetja Arta Dade i ankohet ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për një ndërtim, sipas saj të paligjshëm, që një person po kryen në pallatin ku ajo jeton. Për ata që e kanë në kurriz këtë përballje skenari është i njëjtë: banorët denoncojnë, plicia paraqitet, personi paraqet lejen nga bashkia. Edhe prokuroria mban të njëjtin qëndrim. Kështu pra edhe ministri i Brendshëm, i cili ka ngritur duart lart duke thënë se “personi ka leje”.

Oferta për anëtar partie

Postuar në 01 Dhjetor, 2015 15:03

Partia Socialiste me turin “Ta pastrojmë Shqipërinë” dhe Partia Demokratike me turin e kryetarit të saj nëpër rrethe kanë pagëzuar një parafushatë elektorale e cila synon si fillim organizimin. Lëvizjet në këtë drejtim fitojnë rëndësi jo dhe aq për ndonjë ringjallje të shpresës, sesa për të parë konfirmimin e një politike të dështuar dhe të mbyllur në qarkun e vendimmarrjes klanore që vetë ka krijuar. Të dy drejtuesit kryesorë kanë bërë të vetën tezën e hapjes së partisë, e afrimit të rinisë, duke paraqitur si mall të tregtueshëm politikisht, një vizion për të ardhmen e Shqipërisë.

Dualizmi në qeverisje: LSI, si zëri i arsyes!!!

Postuar në 28 Nëntor, 2015 18:22

Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherazi kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka nisur ditët e fundit një lloj turi diplomatik që konsiston në disa takime në Itali dhe në Gjermani. Nuk ka ndonjë gjë të qartë se ku synon ky tur, por për me siguri mund të thuhet se ai do vendosur në kontekstin e një përpjekjeje të Metës për të rikapur disa pika vlerësimi në imazhin e vet në arenën ndërkombëtare. Imazh i dëmtuar rëndë nga skandalet e bujshme mediatike të kohëve të fundit, por edhe nga njohja e tij si politikan i aferave të errëta.

"Rilindja" përmes vetvetes

Postuar në 23 Nëntor, 2015 21:32

Kanë kaluar 2 vjet e pak, por nëse dëgjon skriptet e "Agimit të Stinës së Madhe" - Rilindjes - të duket se kanë kaluar dekada. Lodhja, monotonia e gënjeshtrës, dorëzimi i qeverisë dhe i qeverisjes tek inercia, korrupsioni, mungesa e ligjshmërisë, te pandëshkueshmëria e sajmirëve, apo ilirëve, kushtëzimi i saj me brroçkullisjet e edit, me intrigat e Ilirit, këto e shumë pallavra të njohura socialistësh, të Bllokut e jashtë tij, janë një serial i njohur në Shqipëri. "Nuk keni parë gjë akoma", tha dikur kryeministri aktual.

Rekomandim partie edhe për t’u punësuar si bojaxhi..

Postuar në 16 Nëntor, 2015 09:23

“Përshëndetje! Jam. A…. nga Struktura Rajonale e Partise Socialiste. Ju bëj me dije se në Spitalin rajonal të Vlorës është shpall vakant pozicioni bojaxhi. Duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë eksperiencë pune. Jeni të lutur të jepni propozimet  së bashku me numrin e kontaktit brenda ditës së nesërme. Ju uroj një mbrëmje të këndshme”.

Propozimi i Kokëdhimës, mekanizëm për t’i dhënë fund rolit të Gramoz Ruçit

Postuar në 14 Nëntor, 2015 20:04

Sot u bë publik lajmi se koordinatori i Jugut për Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima, depozitoi(më 21 tetor) një draft përmes të cilit sugjeron ndryshime në strukturën organizative të saj. Po kështu, në përputhje me objektivin e zgjerimit të anëtarësisë, si objektiv i vënë nga kryetari i kësaj partie, por edhe në funksion të përshtatjes së PS-së me strukturat e reja, Kokëdhima ka sugjeruar edhe njëherë shtyrjen e afatit për mbajtjen e Kongresit. Ku qëndron thelbi i propozimit të Kokëdhimës?

Pages

Subscribe to RSS - ps