ps

Fajin e ka populli! “Mbiprodhim cinizmi dhe energjish negative”. “Bëhuni me LSI-në, të shikoni të ardhmen”

Postuar në 16 Janar, 2016 03:29

Kryeministri ka shpërndarë në profilin e vet një material video një minutëshe, ku flasin 10 nga studentët e ekselencës që u bënë sot anëtarë të Partisë Socialiste. Besoj se do të bien dakord të gjithë që kur dëgjon këta të rinj, që teorikisht sapo kanë nisur jetën dhe të kuptojnë shumëçka, të flasin për idealizëm të partisë, për përfshirje në politikë, sepse “më të mirët punojnë me më të mirët”, etj., jemi përpara një montimi shumë të trashë. I denjë për fushatën elektorale të vitit 2013 dhe praktikën e kasetave që e promovoi në media, të cilën e shan kaq shumë, Edi Rama dora vetë.

Destabilizimi i koalicionit qeverisës dhe rikthimi i deputetëve që “blihen”

Postuar në 15 Janar, 2016 18:19

Sot ra në sy një deklaratë nga Facebook e kreut të opozitës Lulzim Basha, toni i saj dhe akuza drejtuar ndaj kryeministrit Edi Rama, si një njeri i pazareve. “Tregtari i paskrupullt i politikës, spekulanti më i madh i pazareve më të pista në vend, ai që ka bërë pakt me krimin, themeluesi i aleancës së qelbësirave, ai që i zvarritej Nanos dhe i përkulej Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin ngrinte kurthe për ta, politikani që ska mbajtur një fjalë apo një premtim që ditën e parë e deri më sot”, shkruan Basha.

Studentë ekselence/Para diplomës marrin një teser partie

Postuar në 15 Janar, 2016 14:44

 “Nje grup i madh studentesh te ekselences moren karten e anetaresise ne PS sot ne pervjetorin e Fressh:-) Flm e mirenjohje per inkurajimin”.

Ky është statusi në profilin e vet në “Facebook” i kryeministrit Edi Rama. Lajmi na thotë se ata që vlerësohen si studentët më të mirë, që nga sot janë bërë me një teser partie në xhep. Kanë marrë teserën e partisë që është në pushtet, të një partie që bashkë me të tjerat është gjeneratori i kalbëzimit që ka prekur shoqërinë.

PS-ja, një zhkarravinë e PS-së së dikurshme me një kryetar që mban sekret datën e kongresit

Postuar në 14 Janar, 2016 22:08

Koordinatorët socialistë të qarkut Shkodër dhe Lezhë kanë qenë sot në një takim me kryeministrin Edi Rama, njëkohësisht kryetar i asaj që ka mbetur nga Partia Socialiste. Rama është pyetur nga gazetarët se kur do të zhvillohet kongresi i PS-së, por zotëria me duar në xhepa, është përgjigjur se kjo pyetje u “lejohet” vetëm anëtarëve të partisë. Një përgjigje prej karagjozi, në një parti ku të gjithë janë kthyer në vuvë e ku bilbilojnë ca ministra bashkë me këtë liderin e zhgarravinave, siç i quan pikturat e tij.

Aleancë “po”. Por jo për Shqipërinë Europiane

Postuar në 13 Janar, 2016 20:52

Ka dy rrugë për të vlerësuar një politikë të caktuar, e me këtë rast edhe një grupim që pretendon konceptimin dhe zbatimin e saj. Rruga e parë është vlerësimi i programit dhe rruga e dytë zbatimi real i saj. Për situatën aktuale të Shqipërisë vlerësimi qendror, ai që konsumon më shumë energji dhe vëmendje, është ai për qeverisjen, pasi prej andej rrjedhin edhe vendimet.

Reforma në drejtësi/Kush dominon drejtësinë, dominon pushtetin

Postuar në 10 Janar, 2016 01:03

Në mitologjinë fetare, në mënyrë metaforike, është treguar dëshira dhe shpresa e njeriut për një të ardhme më të mirë. Duke filluar nga India e Lashtë, nga Persia dhe, duke vazhduar me judaizmin e duke përfunduar me krishterimin, ajo dëshirë dhe ajo shpresë është shprehur me pritjen e ardhjes së të dikujt apo Zotit në tokë, i cili do të mundë të keqen, do të vendosë drejtësinë dhe paqen dhe do të bëjë që të flenë të përqafuar ujku me qengjin. Nga ana tjetër, historia na tregon se ajo ditë nuk ka ardhur dhe nuk ka shpresë të vijë.

Kokëdhima, “Njeriu i Vitit” sipas “Fiks Fare”. Për veten: “Nuk jam më i rëndësishëm se Edi Rama”

Postuar në 26 Dhjetor, 2015 13:54

Deputeti i PS-së Koço Kokëdhima ka dhënë një intervistë për emisionin “Fiks Fare” që e vlerësoi si personazhin e vitit 2015. Vetëm dje disa media publikuan një sondazh që e nxirrte Kokëdhimën si politikanin më pak të preferuar, ose më të urryer për disa.

Albana - Miq të “Fiks Fare”, kam pranë vetes një nga politikanët më të spikatur të vitit 2015 dhe jo vetëm. Në fakt, për sa i takon këtij viti, “Fiksi” ka vendosur ta vlerësojë si personazhi i vitit, dhe për këtë ju uron jo vetëm Jugu, por edhe Veriu.

Milionerët e Enverit...

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 16:13

Në Partinë Socialiste qarkullon një si biçim thashethemi, sipas të cilit në vitin 2005 Fatos Nano refuzoi shumë emra të Bllokut për kandidatë në zgjedhjet e atij viti. Kjo iu shtua me efekt negativ serisë së shkaqeve që çuan në humbjen e të majtës në atë vit. Paraprakisht duhet të kujtojmë se PS-ja është një parti që ekziston përmes thashethemit që ka statusin e të vërtetave zyrtare, e madje u paraprijnë atyre.

“Ta pastrojmë PS-në”...nga armët me leje

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 19:25

Akuzat dhe kundërakuzat që dy partitë kryesore në vend i bëjnë njëra-tjetrës për përfshirje të elementëve me probleme me ligjin në politikë po shkon disi larg. Po vë seriozisht në diskutim mundësitë që sistemi të rigjenerohet me prezencën e tyre aty, ndërkohë që askush nuk besohet më se e ka seriozisht kauzën e dekriminalizimit. Ajo që ndodhi sot është ilustrimi më i mirë. Paradite Partia Demokratike akuzoi se kreu i degës së PS-së në Shkodër, Martin Cubi është një vrasës, i konstatuar i tillë në vitin 2009.

PD: Kreu i PS-së Shkodër, një person që ka kryer vrasje. PS: Vrasja për vetëmbrojtje dhe me armë me leje

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 14:08

Partia Demokratike vijon të denoncojë raste të përfshirjes së njerëzve me precdentë kriminalë në përfaqësimin e Partisë Socialiste. Në një deklaratë për shtyp sot, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar rastin e degës socialiste në Shkodër. “Edi Rama po vazhdon paktin me krimin, duke inkriminuar të gjitha hapësirat që nuk i mbulon dot ligji. Ai ka emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, një bandit të njohur, një autor vrasje.

Pages

Subscribe to RSS - ps