ps

Teknikë e vjetër politike

Postuar në 05 Shkurt, 2021 15:58

Fatos Nano ka entuziazmuar parenë e përfaqësuesve socialistë, të cilët i njohim zakonisht si analistë. Dalja e djeshme e ish-kryeministrit, me deklarimet e veta kundër Berishës dhe Metës, si dhe vlerësimi për Edi Ramën, kanë autorizuar vetvetiu logjikën drejtkëndore të të majtëve për ta ngritur atë në piedestalin e një patriarku që ndan të keqen nga e mira.

Dakord PD-LSI, por vota për PS-në shkon për të paguar Darkën e Nusretit

Postuar në 30 Janar, 2021 18:13

Në një postim në Facebook, një ndër njerëzit kryesorë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e përcjell kështu thirrjen për të mos e votuar PD-në dhe LSI-në: 

Vesi del me shpirtin. Me Partinë deri sa të ketë ymër

Postuar në 06 Janar, 2021 11:35

Një lajm i gëzuar për socialistët: Nasip Naço ka kaluar me Partinë Socialiste. Sipas njoftimeve, Naço është shfaqur në Berat në krah të Blendi Klosit duke konfirmuar kështu kalimin e madh. Që nga sot Nasip Naço nuk është më ish-ministri i Sh.P.K, as pjesë e të keqes së madhe me emrin LSI. Ai është një socialist pa vese, i përkushtuar për atdheun dhe prosperitetin.

Majtas.net dhe lideri i 4-t më i ndjekur në Europë

Postuar në 03 Janar, 2021 15:14

Sot në media u publikua një raport i “Terradata” që evidenonte se Edi Rama, që i shërben Shqipërisë(apo jo?) në detyrën e kryeministrit, është politikani i katërt më i ndjekur  në Europë. 1.3 milionë ndjekës dhe për Top-Channel, kjo shifër provon një të vërtetë të hidhur për shumëkënd, sepse ai “lë pas liderë vendesh të fuqishme si…”.

Komision parlamentar për të sqaruar rolin e Shqipërisë në luftën e Kosovës

Postuar në 16 Nëntor, 2020 18:19

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi sot idenë e ngritjes së një komisioni të posaçëm parlamentar që do të qartësojë pozicionin e Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës. Në seancën e sotme në Parlament, Balla tha se një komision i tillë duhet ngritur, me synimin që të arrihet në një rezolutë që denoncon përpjekjen për të bërë pis luftën e Kosovës. 

Balla tha se lidhur me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty-t nuk mjaftojnë rezolutat deklarative, por është i domosdoshëm një komision parlamentar që rishqyrton të gjitha faktet.  

Kujt i flet z. Ruçi dhe PS?

Postuar në 13 Nëntor, 2020 16:07

 

Shoqëria shqiptare ka përpara probleme shumë të mëdha duke parë se cilie është regjistri elektoral që përdorin partitë kryesore politike. Gramoz Ruçi, një ndër figurat kryesore të Partisë Socialiste, ka ngritur në piedestal sot nga Fieri, kryetarin e partisë së tij, kryeministrin Edi Rama.

Fraksionistët e fundit të Partisë

Postuar në 09 Tetor, 2020 12:01

Partia Socialiste ngjan të jetë sëmundja më e rëndë sociale në Shqipërinë e sotme. Ajo qëndron në themel të neurozave të opozitës që shkojnë nga ulërimat për revolucion, te pazari i zakonshëm dhe lëpirja, apo edhe mallkimet. 

Lulzim Basha zëre se nuk ekziston. Ai ka zënë folenë e Partisë Demokratike prej nga ku sheh i çuditur botën që është e shqetësuar, kur për vete ndihet rehat. 

Smart - PS me plan si Plani i Butrintit: 3 emisarë të huaj në drejtim, njëri për Etnitë!!!

Postuar në 05 Tetor, 2020 03:41

Sot në disa media është përcjellë lajmi se Partia Socialiste do të adoptojë një platform online komunikimi që rrit ndërveprimin dhe shmang nevojën e mbledhjeve me datë dhe orë. Kryetari i kësaj partie, Edi Rama e ka cilësuar këtë një hap përpara në përputhje me ndryshimet që sjell koha.

Në garë për mandatin e tretë

Postuar në 01 Shtator, 2020 19:55

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot ambicien për të kandiduar për një mandat të tretë qeverisës. Nuk është diçka e jashtëzakonshme. Kryeministra të tjerë para tij e kanë bërë një gjë të tillë, veçse askush nuk e ka korrur suksesin. Fatos Nano më 2005 dhe Sali Berisha në vitin 2013, kandidonin për një mandat të tretë. Kësaj radhe është Edi Rama që po deklaron ambicien për një fitore tjetër.

E tremb edhe inskenimi demokratik i PD-së

Postuar në 26 Gusht, 2020 18:58

Lulzim Bashës i dhanë partinë. Ia bënë gati dhe atij i duhej vetëm të qeshte. Sigurisht që fati personal dhe politik i këtij njeriu ka acaruar shumë njerëz, ka prodhuar shumë armiq. E megjithatë ai është konsideruar përherë si dhurata më e mirë për ata që e kalërojnë pushtetin në këtë vend duke vjedhur. Përfshirë njerëz në media që janë fshesa dhe koshi i mbeturinave te politikës. 

Pages

Subscribe to RSS - ps