protesta

Ambasada amerikane: Në të ardhmen protestat duhet të mbeten paqësore

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 18:40

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një njoftim të saj thotë se dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.

“Duke shprehur bindjen se  e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme, selia diplomatike e Shtetetve të Bashkuara thotë se akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia e flakës dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”-shkruhet në njoftim.

Heshtja e LSI per protesten dhe kujtimet e deputetit të Peqinit për 21 Janarin

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 18:02

Protesta e opozitës ngjalli reagime dhe komente të shumta në radhët e socialistëve, të cilët mbajtën një qëndrim distancues ndaj marshimit të 8 dhjetorit. Kuptohet çdo qëndrim duke nisur nga Sajmir Tahiri, Taulant Balla e Alfred Peza ishte në sinkron me atë të kryeministrit Rama që e quajti një protestë të shëmtuar dhe fytyrën e një opozite vandale. Në studio televizive u shfaq edhe Alfred Peza, deputeti i Peqinit që duke krahasuar protestën e sotme të demokratëve me atë të opozitës socialiste në 21 Janar tha se protesta e 21 Janarit ka qenë paqësore dhe aspak e dhunshme.

Ja pse...

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 16:47

Vëllezër shqiptarë! Sot foli Taulant Balla. Me një status në “Facebook” foli siç i pëlqen shpesh: si tribun i popullit. Shkruan Balla: “Per ata qe ndoshta e kishin harruar, sot ripane fytyren e vertete te nje partie qe krimin e ka program te partise, dhunen e kane statut, liderin dhe kryeliderin hajdut. Dhuna dhe dhunuesit te fotografohen dhe te identifikohen te gjithe. Ligji te godase me force. Policia dhe prokuroria te bejne detyren ne kushtet shkaterrimit te prones publike.

Protesta e duhur, pavarësisht siglës partiake

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 14:34

Protesta e opozitës është zhvilluar sot me një ton të lartë duke tejkaluar pritmëritë e shumëkujt. Disa gurë dhe shishe para kryeministrisë, një përplasje minore me policinë, kanë mjaftuar që t’i bëjnë me dije mazhorancës se nuk luan me fushën bosh në këtë vend. Këtu nuk është rasti për të gjykuar më PD-në dhe përfaqësuesit e saj, pasi ai njeri dhe ai grup njerëzish që ndërmerr iniciativën për të protestuar në rrugë, vendos të rilegjitimojë veten përmes forcës së vet. Nga ana tjetër ka disa thirrje që e shohin situatën me shqetësim, po flitet për barbarë e për gjithfarë gjërash.

Kapitalizimi i protestës

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 15:10

Disa media pranë qeverisë, si gazeta “Shekulli” njoftojnë se protesta e nesërme do të ketë dhunë. Madje sipas kësaj gazete, mbështetës të skenarit të dhunës është ajo që në shkrim quhet si “garda e vjetër me Sali Berishën në krye”, ndërkohë që Lulzim Basha qenka kundër këtij skenari. Po sot Arben Imami ka kritikuar opozitarizmin e Lulzim Bashës, teksa është shprehur se “shqiptarët nuk kanë shpresë as tek opozita”. A është ky një paralajmërim se protesta e 8 dhjetorit do të ketë dy axhenda?

Protesta e 8 Dhjetorit, çfarë kërkon të testojë Lulzim Basha?

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 18:29

Lulzim Basha e deklaroi publikisht se protesta e së martës është një aksion që synon të rrëzojë nga pushteti dyshen Rama-Meta. Por a ka demokrat që beson se populli opozitar do të detyrojë qeverinë të dorëhiqet në 8 Dhjetor?

Data megjithë simbolikën që përmbledh nuk i shërben qëllimit që ka deklaruar kryetari i opozitës edhe pse synon të mobilizojë në protestë edhe atë kategori që e sheh raportin me të majtën nga llogoret antikomuniste të së shkuarës.

Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 17:06

Patia Demkratike ka thirrur më datë 8 dhjetor një protestë, përmes së cilës ka si qëllim të shpallur katalizimin e zhvillimeve politike drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për Top-Channel, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka sqaruar se protesta shënon fillimin e aksionit për largimin e kësja qeverie, pasi siç thotë ai “askush nuk ka se çfarë të presë më nga kjo qeveri”. “...Kësaj qeverie i kanë mbaruar ditët, i ka mbaruar koha. Nuk kanë më çfarë të presin as pensionistët, as të papunët, as studentët, as sipërmarrësit. Përballje pa kthim me keqqeverisjen e vendit.

Protesta e 8 dhjetorit dhe shpresa “Meta”

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 19:34

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha premtoi se protesta e opozitës në 8 dhjetor do të ketë si rezultat rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, me objektivin e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në pranverë.

Një objektiv i tillë ka kuptim kur ka indicie se shumica e zgjedhësve janë të prirur të votojnë opozitën në zgjedhjet e parakohshme. Por a ka të tilla indicie Basha që bëri deklaratën e mësipërme?

Autochthonous Albin

Postuar në 29 Nëntor, 2015 00:24

Albin Kurti u shfaq ditën e 28 Nëntorit në manifestimin e opozitës së bashkuar kosovare për të shpëtuar Republikën nga korrupsioni, vasaliteti apo “tradhëtia” kombëtare. Jo e rastësishme një protestë e tillë në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, çka e vërtetoi edhe vetë fjalimi i Albin Kurtit që deklaroi publikisht dhe politikisht se nuk njeh flamurin lara lara të Kosovës, por atë me shkabë dykrenare.Zyrtarisht nga sheshi qëndror i Prishtinës opozita artikuloi një kërkesë politike që zhbën gjithçka është arritur deri më tani në Kosovë me ndihmën e faktorit ndërkombëtar.

Protestë më 8 dhjetor

Postuar në 24 Nëntor, 2015 14:13

Partia Demokratike do të provojë edhe njëherë protestën për të parë me gjasë reagimin e njerëzve ndaj situatës së rëndë të krijuar në vend. Kryetari i saj, Lulzim Basha, ka deklaruar nga një takim në Vaun e Dejës, se PD-ja apelon për protestë më 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, siç njihet zyrtarisht. “Më 8 dhjetor ftoj të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt që të mblidhen në Tiranë. Më 8 dhjetor në Tiranë, të protestojmë e të marrim në dorë fatet e vendit”, ka deklaruar Basha.

Pages

Subscribe to RSS - protesta