protesta

Të tallesh me veten është në fund të fundit një e drejtë

Postuar në 13 Korrik, 2018 16:23

Të ashtuquajturit artistë po bien një e nga një përditë. Për të mbetur vetëm profesionistë të mirë dhe rrogëtarë të zakonshëm. Por ndoshta jo edhe aq qytetarë të mirë në një vend pa qytetarë. Pushteti i z. Rama dhe i z. Veliaj po ja del të shpërbëjë frymën e një proteste që nuk ka asgjë jodemokratike, që nuk cenon asgjë përtej projektit kriminal të ndërtimit të kullave në tokë publike.

Video/Protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike

Postuar në 10 Korrik, 2018 19:30

Velo: PD-ja e pabesueshme për Teatrin. Projekti i ri e vendos Teatrin në ajër

Postuar në 02 Korrik, 2018 01:21

Arkitekti Maks Velo ka deklaruar në protestën e djeshme se pjesëmarrja e PD-së në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nuk ka shumë besueshmëri. Velo madje ka deklaruar se ka patur një fond që nuk është shpenzuar ndërkohë që ka kërkuar prononcimin e Sali Berishës për këtë çështje(minuta 19:30). Sipas Velos projekti parashikon një kalim të lirë poshtë godinës që ka sipërfaqe kontakti të reduktuar. 

Teatri është në ajër 

tha ai. 

Rasti i rrallë kur Publikja shndërrohet në Private - eksperimenti i Tiranës

Postuar në 27 Qershor, 2018 22:34

Vazhdon debati për Teatrin Kombëtar nëse duhet rikonstruktuar godina ekzistuese apo të ndërtohet një godinë e re, diskutim ky që ka sjellë debate mes artistëve por edhe vetë politikës. Një pjesë e artistëve janë kundër shembjes së kësaj godine dhe këtë gjë ata e ka

Asnjë kompromis për Teatrin. Velo: Godina mund të rikonstruktohet

Postuar në 24 Qershor, 2018 21:37

Arkitekti Maks Velo ka deklaruar sot gjatë një fjale të mbajtur në protestën e artistëve kundër prishjes së Teatrit, se godina ekzistuese mund të rikonstruktohet. Mendimi i dhënë prej tij shko kundër idesë së promovuar së fundmi se godina nuk mund veçse të prishet. 

Më poshtë edhe deklarata e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit dhe Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Teatrit Kombëtar që hedh poshtë pretendimet e z. Veliaj se kompromisi është afër. 

Video/Protesta për teatrin, thirrje opozitës për nisjen e hetimit parlamentar

Postuar në 19 Qershor, 2018 19:30

Protesta e ka arritur fitoren e parë

Postuar në 16 Qershor, 2018 23:39

Protesta kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka arritur një sukses të vetin, sidoqoftë modest. Ajo e ka kushtëzuar vendimmarrjen politike dhe institucionale me nevojën e delegjitimimit të saj, apo shpërbërjes. Tregues i nevojës që ka sot pushteti për të thyer protestën si kusht për një kalim të butë të vendimit – edhe kështu shumë të dyshimtë në planin ligjor dhe kushtetues – është ngritja e përdishme e korit të artistëve që janë pro një godine të re për teatrin. Sigurisht, alibitë dhe justifikimet për këto zëra kundër janë legjitime.

Leksion nga serbët si protestohet (Video)

Postuar në 13 Qershor, 2018 09:26

Serbët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për çmimin e lartë të naftës dhe benzinës.  Në shenjë proteste ata fikën për më shumë se 1 orë makinat në mes të rrugës dhe në pikun e trafikut. Drejtuesit e automjeteve iu përgjigjën një thirrje që u organizua përmes mediave sociale, si në kryeqytet, në Beograd ashtu dhe në qytete të tjera të vendit..

Artistët paralajmërojnë rezistencë për Teatrin

Postuar në 11 Qershor, 2018 22:50

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëatr ka shpërndarë sot një njoftim përmes të cilit bëjnë të ditur nisjen e asaj që e quajnë rezistencë ndaj projektit për prishjen e godinës ekzistuese. Në deklaratën në fjalë Aleanca bën me dije se nuk do të lejojë që të proshet një p[jesë e memories së qytetit dhe artit shqiptar, që shpërfillet si e tillë nga konsideratat personale të kryeministrit. Në fjalën e mbajtur, aktori Alfred trebicka ka sjellë si shembull revoltën e aktorit Robert De Niro ndaj presidentit Donald Trump duke përsëritur: Fuck You Rama!

Tubim i madh antiqeveritar në Shkup

Postuar në 03 Qershor, 2018 11:30

Partia opozitare e VMRO DPMNE në Maqedoni zhvilloi një mbledhje të madhe anti-qeveritare në Shkup. Kreu i saj, Hristo Mickovski bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe paralajmëroi aksione kundër ndryshimit të emrit.
"Le t'i ndalojmë para se të jetë tepër vonë, duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme në të njëjtën kohë me ato presidenciale, të formojmë një qeveri teknokratike 100 ditë përpara sondazheve dhe le të shohim nëse njerëzit pajtohen me atë që Zoran Zaev dhe partia e tij po bëjnë",- tha Hristian Mickovski .

Pages

Subscribe to RSS - protesta