protesta

Të ka mbetur vetëm Kazani...

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 19:01

Servilët kanë nisur të dalin nga kllapia e ditëve të para. Ditëve kur mediat e pushtetit nuk dinin se çfarë të thoshin për protestën, për studentët. U zgjatën, në majë të gishtave, kryeministri i pari si më skërfyelli i të majtës, për të parë ndonjë Luli, apo ndonjë Monika në turmë. 

Studentë, takojeni Kryeministrin. Mos kini frikë nga logoreja dhe gjatësia e tij!

Postuar në 16 Dhjetor, 2018 15:53

Për protestën e studentëve ka folur sot në gazetën “Dita” historian dhe studiuesi Pëllumb Xhufi, që qysh në hapje e quan atë një lajm të mirë, apo si të vetmen protest demokratiek të viteve të fundit. Sipas Xhufit përgjegjësia për shkatërrimin e universitetit fillon me Partinë Demokratike që e plaçkiti atë duke caktuar aty militantët e vet të përjetshëm. Por PS-ja nga ana e vet ka përgjegjësinë e vet sidomos me ligjin “Për Arsimin”, miratuar në vitn 2015.

Francë, në protestë shfaqet edhe simboli i Marianne

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 16:04

Diversifikohen ngjyrat e protestuesve në Francë. Pas jelekëve të verdhë që prej pesë javësh kanë pushtuar vëmendjen e mbarë Europës, tani në rrugët e Parisit po protestojnë edhe femrat gjysmë të zhveshura në stilin e Marianës, simboli i lirisë, arsyes dhe rezistencës, që vjen që nga koha e Revolucionit dhe është realizuar si ilustrim më mirë nga Delacroix.

Përgjigje me pamje nga lart!

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 12:37

Për momentin peshorja e imazhit është në anën e kryeministrit sa i takon masës që vazhdon të ketë përballë nga ajo që nisi si protestë e studentëve, por që ditët e fundit duket se ka rënë në duart e PD-së.

Video/Java e pestë e protestave në Francë

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 11:39

Autosugjestionimi i "të majtëve": Liria e protestës erdhi me Edi Ramën

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 23:40

Sot në emisionin “Open” në Top-Channel ka qenë i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha. Në një prej fragmenteve të tij, Berisha është pyetur edhe për protestën e dikurshme të socialistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dëshmi unike e histerisë kolektive kjo. Berisha është tallur duke përsëritur atë që ka thënë edhe kur ishte kryeminstër se në kohën e kësaj greve ai nuk ikte nga zyra pa u siguruar se biftekët dhe picat ishin dorëzuar në rregull.

Siguria e tyre ishte e para për mua

ka vijuar ai.

A po e shpëton protesta Gjiknurin?

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 19:25

Qeveria po kalon ditë të vështira si në çështje të imazhit, por edhe të skandaleve që po konsumon, ku më flagrante është megavjedhja në dy tenderat që iu dhanë kompanisë "DH Albania", me përfaqësues ligjor një receptionisti 26 vjeçar.

Prokuroria u vu në lëvizje vetëm pas publikimit në media të dokumentave të falsifikuara, duke bërë për shumë kohë të shërdhëtin edhe pse nga opozita kishte denoncime të vazhdueshme. 

Edhe Presidenti i Republikës pro idesë së dialogut

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 14:04

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim ligjin për buxhtin duke arsyetuar se deputetët duhet të marrin në konsideratë dhe të reflektojnë edhe kërkesat e studentëve.

Kohë të mëdha/'Sartre' mbetet i paprekshëm

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 12:46

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar sot në Parlament se nuk ka asnjë procedim penal për asnjë prej pedagogëve dhe studentëve që janë pjesë e protestave.

Reagimi erdhi pas lajmeve se ishte proceduar profesor Edmond Tupja, i cili madje në Top-Channel tha se me këtë veprim i kishin zhvirgjëruar dëshminë e penalitetit. Më tej akoma, deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi dje se Tupja është i paprekshëm. Sot efekti. Qeveria u tërhoq, apo e mohoi.

Puç, shuplakë, moral, premtime....

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 11:25

Protesta e studentëve u zhvendos këtë të enjte përballë parlamentit që u mblodh në seancën e radhës, në një situatë ku qeverisë i është vënë ultimatum për të plotësuar 8 pika për çështje të arsimit të Lartë.

Ashtu si qeveria është kapur gafil me këtë protestë, edhe  studentët vazhdojnë të jenë pa kokë dhe pa artikulime politike për momentin, ndonëse protesta i është imponuar axhendës politike dhe mediatike në vend.

Kryeministri në reagimin e radhës  nga foltorja e parlamentit foli për shuplakë ndaj qeverisë, puç kundër qeverisë, predikoi moral dhe u ofrua për dialog.

Pages

Subscribe to RSS - protesta