propaganda

Përmbahuni një çikë se ju njeh gjithë dynjaja kush jeni!

Postuar në 04 Shtator, 2016 12:44

Sot Vatikani shenjtëron Nënë Terezën për veprën e saj të bamirësisë në Kalkuta. Edhe Papa Françesku në fjalët e tij përmendi veprën e bamirëses në Indi dhe mesazhin e veprës së saj. Në nderim të origjinës së saj Vatikani i la vend edhe gjuhës shqipe në ceremonitë e veta, duke njohur kështu rëndësinë e origjinës së Terezës. Mirëpo shenjtërimi duhet ta pranojmë se lidhet me veprën dhe ato që Kisha Katolike i quan mrekulli. Pra vepra e njeriut në këtë rast ka rëndësi thelbësore, kurse origjina është një hollësi.

Sajimi i "armikut" dhe propaganda e Thaçit

Postuar në 21 Gusht, 2016 16:25

"Më shumë sesa thjesht propagandë"

Postuar në 21 Korrik, 2016 16:59

Këto tablo të Realizmit Socialist të Koresë së Veriut janë mbledhur nga galeri dhe koleksione private dhe janë ekspozuar në Uashington. Kujtojnë shumëçka nga pikturat e realizmit socialist në Shqipëri, por sipas kuratorit BG Muhn, këto piktura "janë më shumë sesa propagandë". 

 

Fotografia, propaganda dhe retushimi

Postuar në 03 Qershor, 2016 00:08

Fotografia është një instrument i fuqishëm propagande, pasi ajo zëvendëson rolin e ikonës në memorien e përgjithshme. Në shekullin e 20-të ka shumë ngjarje, imazhe, portrete përfaqësuese dhe përfshirëse që janë kthyer në pikë kondensimi mes realitetit historik dhe pereceptimit emocional. Fotografitë e Çurçillit me puro, apo të Che Guevaras, imazhi i ushtarëve amerikanë në Ivo Jima, flamuri sovjetik në Berlin, këto dhe të tjera janë disa shembuj. Por jo përherë ajo që jepet është e vërteta.

Sorosi, si paradigmë pasuese e Katovicës

Postuar në 13 Shkurt, 2016 20:23

Pasanikët, sidomos ata të famshëm, vijojnë të shihen me një filtër gati antiimiperialist në Shqipëri, që manifestohet si lexim konspiracionist i politikës. Shqiptarët kanë më shumë sesa 60 vjet që shpjegojnë shumë aspekte të politikës dhe drejtimit të vendit, duke futur në ekuacionin logjik, elementë të mikroskenës së aktivitetit të individëve të caktuar. Përfundimi është se çdo gjë ka një qëllim që luhet gjetkë. Një lexim legjitim, por që përjashton çdo moment rastësor, apo edhe çdo gabim në vullnetin e kësaj shoqërie për të ecur përpara.

Mos kini frikë nga "Mein Kampf"

Postuar në 09 Janar, 2016 12:46

30 prill 1945, pak ditë para fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në bunkerin e kancelarit të rajhut në Berlin Adolf Hitler vret veten me një plumb në kokë. Njeriu, nën diktaturën e të cilit Gjermania dhe bota u zhytën në një luftë mizore dhe që vrau gjashtë milionë hebrej. Se çfarë kishte planifikuar ky njeri, kjo mund të ishte mësuar rreth 20 vjet më parë.

Dossier/Diskreditimi i fesë. Një shembull në gazetën "Bashkimi"

Postuar në 31 Tetor, 2015 15:05

Propaganda e “statistikës së fitores” - Kur kryeministri kërkon “tri pikë” në tavolinë

Postuar në 10 Tetor, 2015 19:15

Me një mikun tim, mbështetës të “të kaltërve” të Chelsea-it, i cili “urrente” Liverpool-in, hahesha gjithmonë me fjalë, duke i thënë se ekipi i tij ka filluar të fitojë për arsyen e thjeshtë se u bënë investime të mëdha financiare. Ai ma ktheu duke më thënë se e rëndësishme për të ishte të fitonte skuadra që mbështeste. Pas kësaj nuk kisha më argumenta. Statistika e fitores është më e rëndësishmja. Megjithatë më erdhi edhe mua dita që të mburresha me “statistika të fitores” gjatë Ligës së Kampioneve në sezonin 2004-2005.

Kisha në Dhërmi, shkruan Lubonja: Për t’i pëlqyer Europës, Rama zëvendësoi propagandën komuniste me katolicizmin

Postuar në 31 Gusht, 2015 16:36

Arsyet e prishjes së Kishës në Dhërmi, Fatos Lubonja ka analizuar sot në gazeta “Panorama”. Sipas tij Rama e ka zëvendësuar nacional­komunizmin me katolicizmin, sepse kështu na pranon më kollaj Europa. “Ndryshmi i vetëm në mendjet e mbyllura të këtyre nacionalistëve të rinj është një lloj zëvendësimi i propagandës komuniste me katolicizmin medemek duke e njësuar të ardhmen europiane me identitetin katolik, sepse kështu na pranon më lehtë Europa”.

Shkëmbime zjarri artilierie mes dy Koreve

Postuar në 20 Gusht, 2015 14:48

Nga fjalët kalohet në vepra. Tensionet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, kanë arritur nivele të reja sot, teksa janë regjistruar shkëmbime zjarri artilierie. Mediat njoftojnë se Korea e Jugut ka lëshuar disa predha në kufi, pasi forcat koreanoveriore qëlluan me raketë një stacion radio të Jugut, i cili shërben për propagandë kundër Penhianit. Ndërkohë, mijëra km më larg, në Lindje të Europës, po mahiset përherë e më tepër një tjetër vatër konflikti, edhe më i madh; ai mes Rusisë dhe Perëndimit.

Pages

Subscribe to RSS - propaganda