Prokuroria

Tjetër goditje nga Meta, bien edhe “dy zogj” të inkriminuar të Rilindjes

Postuar në 13 Mars, 2017 17:31

Pas Elvis Rroshit të Kavajës, Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit për kryetarin socialist të bashkisë së Tepelenës Termet Peçi dhe atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla të dy të zgjedhurit socialistë preken nga ligji i dekriminalizimit.

Prenga nën mbrojtje militante nga KQZ-ja. Prokuroria përsërit kërkesën për heqjen e mandatit

Postuar në 25 Shkurt, 2017 15:11

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndërpresë mandatin e deputetit Armando Prenga. Kërkesa i është përcjellë KQZ-së që drejtohet nga një militant partiak si Denar Biba.

Hetimi ndaj KQZ për rastin Prenga, Biba “shet” administratën

Postuar në 20 Shkurt, 2017 12:04

Oficerë të Prokurorisë do të sekuestrojnë dokumentacionin e Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, lidhur me rastin e deputetit Armando Prenga. Ndaj KQZ-së Prokuroria ka hapur një procedim penal pasi konsideron se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka vepruar sipas ligjit në rastin e deputetit socialist, i cili sipas saj duhej kallzuar penalisht pasi në formularin e dekriminalizimit nuk kishte deklaruar një vendim të formës së prerë të marrë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Vëzhgim: Rasti Peza dhe kultura e re e të majtëve: Mos pyesni për miliardin e parë!

Postuar në 10 Shkurt, 2017 13:54

"Pasuria ime s'ka asgjë të paligjshme", sqaron deputeti Alfred Peza. E siç mund ta dijë vetë ai, dyshimet mbeten, pse çështja ka shumë të panjohura. Deputeti shpreh besim te prokuroria teksa nuk i komenton hetimet e saj, ndonëse për organin e akuzës ka shumë pakënaqësi nga PS-ja. Këtu nuk shtrohet çështja për shkeljet ose jo të deputetit në fjalë, por për faktin se mungesa e transparencës si praktikë, edhe nga ish-gazetarë, provokon kësi ngjarjesh që lënë atë shijen e njohur se "këtu janë të gjithë". Pasi edhe miliarderët, sidomos majtas po dalin edhe aty ku nuk pritej.

Llalla në kundërsulm me njoftime shtypi: Ambasadori Lu na ka demotivuar

Postuar në 09 Shkurt, 2017 11:33

Përplasja mes Prokurorisë dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk do të mbetet me kaq. Prokuroria ka dalë sot me një njoftim, ku ndonëse nuk përmend emra thotë se për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer, duke iu referuar një rasti në Krujë. Një mesazh indirekt me prapavijë të fortë politike për ambasadorin amerikan që ditët  e fundit sulmoi ashpër Prokurorin e Përgjithshëm.

Nis hetimi për tenderin e kamerave të trupit për punonjësit e Policisë së Shtetit

Postuar në 25 Janar, 2017 15:47

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 10 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që tenderuan blerjen e kamerave të trupit për punonjësit e policisë. AbcNews raporton se kallëzimi është kryer për “shkelje të barazisë në tendera” për një prokurim që kap vlerën e 5.7 milionë eurove.

Hetim penal për Alfred Pezën

Postuar në 20 Janar, 2017 13:12

Çështja e pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza zyrtarizohet si objekt pune i hetimit penal. Report Tv raporton sot se “Alfred Peza është vendosur nën hetim për evasion fiskal dhe deklarim të rremë të pasurisë”.

Në lidhje me këtë çështje sipas të njëjtit televizion sot është paraqitur në prokurori ish-bashkëshotja e tij, Adelin Toli që ka deklaruar gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshorin Alfred Peza”, është shprehur ajo.

Përgjojnë gjithë Shqipërinë, por nuk zbulojnë dot se kush përgjoi ministrin e Brendshëm në zyrë!

Postuar në 18 Janar, 2017 15:44

"AbcNews" raporton se prokuoria e Tiranës ka pezulluar hetimet për pajisjen e përgjimit që gjet në paradhomën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Përgjimet shtrihen edhe në ambjentet private

Postuar në 16 Janar, 2017 12:01

Organet e specializuara tashmë do të kenë të drejtën të përgjojnë dhe survejojnë edhe në ambientet private, shtëpi apo vende të tjera te të dyshuarit me synimin e parandalimit të ndonjë krimi. 

Tre deputetë në hetim në kuadër të dekriminalizmit

Postuar në 14 Janar, 2017 16:57

Abc News raporton sot se Prokuroria ka kërkuar të dhëna në Kosovë mbi ndalimin aty të Flamur Nokës.

Pages

Subscribe to RSS - Prokuroria