Prokuroria
Apelohet pafajësia e të akuzuarve për çështjen Gjoklaj
Pak kohe pasi Gjykata e Tiranes shpalli te pafajshem dy të akuzuarit për vrasjen aksidentale të të miturit Ardit Gjoklaj në vitin 2016-të në landfillin e Sharrës në Tirane, prokuroria apelon vendimin, duke kerkuar fajesi per ta.
Argalisje politike me Prokurorinë
Këtë të mërkurë qarkulloi një letër që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dërguar Prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nisur nga deklaratat e tyre për 613 kilogramët e kokainës të kapura në Durrës dhe garancitë e supozuara politike që u janë ofruar nga qeveria trafikantëve.
Shtatorët e (mos)arrestimeve të bujshme, si garanci e mundshme për Adriatik Llallën
Dje Prokuroria e Përgjithshme doli me një deklarim zyrtar rreth pyetjeve që i janë adresuar për çështjen e ndalimit të hyrjës së Adriatik Llallës në ShBA.
Thuhet në njoftim:
Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve.
Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik.
Tjetër provë për Tahirin, PD kërkon të pritet fletëarresti
PD dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda kopjen origjinale te polices nderkombetare te sigurimit per Audin AA 003 GB, që sipas saj fakton se ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe vëllezërit Habilaj kane qënë bashkëpërdorues të makinës.
Llalla i pabesueshëm, suksesi lidhet me prokurorin e ri
Teksa Adriatik Llalla është në orët e fundit të mandatit, nga qeveria rezervohen për të dhënë rezultate mbi operacionin "Forca e Ligjit" dhe kapjjen e grupeve kriminale. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa e lidh suksesin e këtij operacioni me ndryshimet në Prokurori.
Të kërkosh shpëtim te Xhelali
Atë që deri dje e konsideronin politikë të stekës së ulët, socialistët tashmë po e përdorin në funksion të imazhit të tyre në një situatë ku baltosja nga permbytjet duket se mbart përgjegjësi penale për segmente të strukturave shtetërore dhe projekte që kanë qenë edhe publikisht nën kujdesin e kryeministrit.
Kusuret e Palmave dhe zgjidhjet emergjente të "krimeve" shtetërore
Çështja me më shumë pikëpyetje nga situata e motit të keq është përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, ku u përsërit e njëjta situatë me vitin e kaluar.
Për të larguar ujin, që nuk u shkarkua përmes kanaleve kulluese që nuk funksionuan policia zhvendosi trafikndarëset duke përmbytur dhjetra biznese.
Prokuroria e Tiranës deklaroi se ka nisur verifikimet për përgjegjësinë e firmës që ka kryer punimet e zgjerimit të segmentit hyrë të autostradës dhe mbjelljen e palmave.
Për bllokimin e autostradës ka folur edhe kryeministri, i cili ka qenë edhe iniciatori i palmave.
Sekuestro për pronat e Klement Balilajt, përfshi "Santa Quaranta?
Report Tv raporton se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sekuestro preventive për resortin turistik “Santa Quaranta” në Sarandë dhe disa prona të tjera të familjes së Klemend Balialjt.
Ish-drejtori i Transporteve në Sarandë dyshohet p[ër trafik droge dhe është person i shpallur në kërkim. Sipas televizionit në fjalë prokuroria e ka bërë kërkesën për të bllokuar mundësinë e tjetërsimit të pronave të Balilajt dhe për këtë qëllim është kërkuar sekuestro edhe për prona të tjera.
863 mijë eurot dyshohet se janë të Tahirit
Prokurorët e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe Elisabeta Imeraj dyshojnë se paratë e sekuestruara në automjetin e biznesmenit Ores Sota, lidhen me ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.
Sipas tyre, itinerari që makina u nis nga Rinasi ishte i çuditshëm. Ata i thanë Gjykatës se gjetja e 250 eurove false në sasinë prej 863 mijë eurosh vërteton se nuk janë tërhequr nga banka dhe ishin të hedhura kuturu në makinë.
Gjykatës partiakë për mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm
Partia Socialiste dhe pas saj qeveria po luajnë në mbrojtje në rastin e Saimir Tahirit. Ky do të ishte një lajm i mirë nëse nuk do të shikonim një sjellje që të kujton Sali Berishën e 21 janarit 2011.
Në përpjekjen për të goditur me një dosje opozitën që sot ushtron presion për çështjen “Tahiri”, socialistët ndjejnë se janë të bllokuar në kundërveprimin e tyre nga prokuroria. Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, akuzoi sot organin e akuzës se po përdoret politikisht.