Prokuroria

Ilir Meta më i "zgjuari", hi syve edhe për gjobat e CEZ. Berisha: Rama bën dudumin

Postuar në 04 Shtator, 2015 14:00

 

Reagon ish-kryeministri Berisha, një ditë pas publikimit të shkrimit në BIRN, ku hidhen dyshime se Ilir Meta ka marrë ryshfet nga një kompani që mblidhet borxhet e CEZ. Meqë bëhet fjalë për kohën kur qeveriste me Metën, Berisha thotë se ai nuk e ka autorizuar që të negociojë me çekët që Kastriot Ismailaj të mblidhte borxhin e CEZ.

Rekomandime për KLD-në: Prokuroria të sjellë prova për arrestimin e gjykatësve

Postuar në 23 Gusht, 2015 23:19

"Prokuroria të sjellë prova për arrestimin e gjyqtarëve". Misioni Euralius në një raport të fundit sugjeron që ligjvënësi të ofrojë garancitë e nevojshme për gjyqtarët.Në këtë raport që publikohet nga “Top Channel”, misioni Euralius shprehet për maturi, duke rekomanduar që të parashikohet me ligj, që pozicioni i Prokurorisë  kur kërkon autorizim nga KLD-ja për arrestim gjyqtari, të mos jetë aq i lehtë sa deri më tani.

E pazakontë/Kryeministri zihet në telefon me një shtetas. Gjykata e Lartë urdhëron hetimin e Edi Ramës

Postuar në 12 Gusht, 2015 04:19

Duket se e pabesueshmja bëhet e besueshme sa hap e mbyll sytë në Shqipëri. Një portal, “droni.al”, publikon sot foto të vendimit të Gjykatës së Lartë që urdhëron Prokurorinë e Përgjithshem të nisë hetimin ndaj kryeministrit Edi Rama, me akuzën e “Keqpërdorimit të thirrjeve telefonike”. “Droni.al”, i referohet vendimit, pjesës arsyetuese dhe paraqitjes së dinamikës së ngjarjes që në thelb është kërcënim apo fyerje nga kryeministri(nga numri i tij celular) ndaj shtetasit S.H që ka bërë kallëzimin. “Në gusht të vitit 2014 shtetasi S. H.

Prokuroria bie në gjurmët e parave të fshehura të tre deputetëve dhe dy ish-ministrave

Postuar në 09 Gusht, 2015 08:46

Sipas të dhënave të KLSH dhe raporteve ndërkombëtare, pushtetarët në Shqipëri vjedhin miliona euro çdo vit nga buxheti i shtetit, ndërsa miliona të tjera burojnë nga ryshfeti, skemat e korrupsionit, lidhjet me krimin etj. Megjithatë, është një zyrtar i rangut të lartë i cili nuk është dënuar deri më sot. Por, kësaj kulture duket se po i vjen fundi. Gazeta “Sot”, shkruan se një grup prokurorësh janë angazhuar për hapjen dhe verifikimin e disa dosjeve të pasurisë, për llogari të disa ish-ministrave, ish-deputetëve dhe deputetëve.

Prokuroria mbyll hetimet për Fullanin, përgjegjës për vjedhjen e Bankës dhe shitjen e hotel Dajtit

Postuar në 04 Gusht, 2015 13:49

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Ardian Fullani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Pages

Subscribe to RSS - Prokuroria