Prokuroria

Kërkohet 5 vjet burg për gjyqtarin e Sarandës

Postuar në 08 Korrik, 2016 12:16

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet burgim dhe 3 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, I akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”. Hetimi ndaj të pandehurit u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më tej në “arrest në shtëpi”.

5 te ndaluar për grabitjen në Aeroport, punonjës të kompanisë konçesionare dhe një shoqërues i parave

Postuar në 01 Korrik, 2016 23:08

Prokuroria e Krujës ka urdhëruar ndalimin e disa drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë së aeroportit të Rinasit, për grabitjen me armë të ndodhur një ditë më parë. Nnë bazë të veprimeve të deritanishme dyshohet se drejtues dhe punonjës të kompanisë së sigurimit “ICTS” kanë shpërdorur detyrën, duke krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni.

Pajisja përgjuese, prokuroria shtrin hetimet edhe në burgje

Postuar në 24 Qershor, 2016 17:04

Prokuroria e Tiranës dyshon se pajisja përgjuese për të cilën akuzohet drejtori i Policisë, Haki Çako dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, mund të jetë përdorur edhe në burgje. “AbcNews” referon sot burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “me urdhër të prokurorëve të çështjes, hetuesit kanë sekuestruar librat e hyrje-daljeve në disa paraburgime dhe burgje në Shqipëri”.

Pas 220 ha në Karaburun, sekuestrohen 89 ha tokë në Zvërnec. Nën hetim i njëjti person

Postuar në 14 Qershor, 2016 16:48

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se prokuroria sekuestroi 220 ha tokë në Karaburun, pasi ishin tjetërsuar përmes falsifikimit dokumentar dhe kaluar në pronësi të shtetasit Rajmond Mezi. Sot bëhet e ditur se një tjetër sipërfaqe prej 89 ha, kësaj radhe në Zvërnec, është sekuestruar për të njëjtat arsye dhe ku figuron i njëjti shtetas. “Toka është përfituar në mënyrë të paligjshme nga Raimond Mezi, i njëjti person që përfitoi 220 hektarë toke edhe në Karaburun.

Arrestohet Elvis Roshi

Postuar në 13 Qershor, 2016 19:11
Elvis Roshi, apo Ervin Roshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës është tashmë çështje e drejtësisë shqiptare. Ai është arrestuar sot pasdite në qytetin e Kavajës me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme "pas një hetimi nga Prokuroria, nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, për formularin e vetëdeklarimit të Dekriminalizimit".
 

Kreu i SHISH, takim me Prokurorin e Përgjithshëm. Material shtesë për pajisjen përgjuese?

Postuar në 09 Qershor, 2016 15:35

Sot u raportiua se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe ai i Tiranës, Petrit Fusha. “Vizion Plus” referon burime nga organi i akuzës sipas të cilave, “kreu i SHISH i dorëzoi një raport të imtësishëm Llalles, për informacionet e mbledhura në terren dhe lëvizjet e automjetit në të cilin mbahej pajisja përgjuese “IMSI Catcher”.

Saimir Tahiri kundër Frontit të së Keqes

Postuar në 09 Qershor, 2016 10:14

Shumë herë e kemi dëgjuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me zë dhe figurë, të deklarojë për akuzat e shumta që i janë bërë: “drejtohuni në Prokurori, më hetoni, jam i gatshëm të përgjigjem përpara drejtësisë etj…”. Por kur hetimi troket në portën e tij, ministri transformohet papritur. Prokuroria dhe gjykatat qenkan të qelbura nga koka, ato u përdorkan politikisht nga opozita, edhe kjo e qelbur nga koka, prokurorët dhe gjyqtarët janë të korruptuar dhe shërbëtorë politikë. Ata janë të gjithë Fronti i së Keqes dhe Sa i Miri është Fronti i së Mirës.

Haki Çako pranon se pajisja përgjuese identifikon numrat IMEI të aparateve celularë. Mohon dijeninë për regjimin doganor të saj

Postuar në 08 Qershor, 2016 17:35

Haki Çako ka apeluar vendimin për shkakrimin e tij nga detyra, ndërkohë që sot ka dëshmuar në Prokurori. Sipas Tv Klan, Çako ka pranuar se pajisja përgjuese identifikon numrin IMEI të çdo aparati celular. “Gjatë marrjes së tij në pyetje për këtë çështje, numri një i Policisë ka sqaruar se pajisja është në gjendje të identifikojë numrin IMEI të çdo aparati telefonik. Ai ka thënë gjithashtu se nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor të hyrjes së pajisjes në vendin tonë.

Pajisja përgjuese, Prokuroria i kërkon informacion Ministrisë italiane të Drejtësisë

Postuar në 08 Qershor, 2016 16:00

Tre zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit po hetohen dhe gjykohen për përgjim të paligjshëm dhe sado që qeveria po deklaron se bëhet fjalë për një proces politik, fakt është se prokuroria po vijon punën. “Top-Channel” citon sot burime të organit të akuzës, sipas të cilave, ky i fundit, i ka kërkuar ambasadës italiane dhe Ministrisë italiane të Drejtësisë informacione mbi pajisjen përgjuese.

Komisari i Dritës*

Postuar në 08 Qershor, 2016 13:02

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili është nën hetim nga Prokuroria për pengimin e veprimeve që çojnë në zbardhjen e së vërtetës për çështjen e pajisjes së Interforcës italiane i qëndroi sot retorikës se kjo nuk është një çështje ligjore, por një betejë parimore mes të mirës dhe së keqes.

Ministri tha se vendimi i Gjykatës për të pezulluar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është politik dhe i ndërmarrë nga një prej anëtarëve të Frontit të së Keqes, duke përdorur termin e shpikur një ditë më parë nga kryeministri.

Pages

Subscribe to RSS - Prokuroria