Prokuroria
Italia nuk është Ajo që rrëfen z. Bollino
Carlo Bollino sjell në një shkrim të sotshëm shembullin e Italisë për funksionimin e demokracisë në standardet europiane. Në Bari është hapur një hetim për shitblerjen e votave në zgjedhjet vendore të 27 majit. Sipas Bollinos në këtë rast çdo gjë po tregon funksionimin e demokracisë pasi ndër të tjera sipas tij:
1) Asnjë media dhe asnjë politikan nuk ka guxuar të vejë në diskutim legjitimitetin e kryetarit të Bashkisë dhe këshilltarëve të zgjedhur më 27 maj, pavarësisht nga dyshimet e ngritura nga hetimet e prokurorisë
Basha letër Prokurorisë: Tregoni faktet
Këtë të hënë pritej që Prokuroria t’i komunikonte akuzën kryetarit të PD për kontratat e Lobimit në Shtetet e Bashkuara, por Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, ish-sekretati i i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe dhe financieri Ilir Dervishi përmes një letre drejtuar organit të akuzës shpjegojnë pse nuk pranuan të paraqiten.
Basha merret i pandehur, Meta merr drejtimin e krizës në emër të opozitës
Në kulmin e krizës politike, Prokuroria ka bërë një akt që mesa duket do shtojë tensionet . Organi i akuzës ka lëshuar një fletëthirrje për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku në cilësinë e të pandehurit, ai do të njoftohet për akuzën lidhur me kontratat e lobimit të kësaj force politike në Shtetet e Bashkuara
Dosja 339 dhe një hetim që nuk u mor asnjëherë seriozisht (Video)
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda doli për herë të parë lidhur me dosjen 339, duke lexuar për publikun 4 faqe letër bakalli nga një raport i hartuar nxitimithi mbi ecurinë e hetimeve. Në 3 vjet që prej nisjes së procedimeve, dosja ka kaluar në duart e 4 Prokurorëve, për shkak të lëvizjeve që ka kryer Arta Marku në strukturën e Prokurorisë. Për pasojë, ky hetim nuk u mor kurë seriozisht. Për këtë mjafton ky raportim që ka bërë Donika Prela:
Është detyrim qytetar të zbardhësh çdo lloj pisllëku mbi zgjedhjet në këtë vend
Në Shqipëri funksionon me ligj një organ kushtetues që quhet Prokurori e Përgjithshme. Në planin historik ky organ mund të ndahet në dy periudha: periudha para viteve ’90 kur kishte detyra me tagër penal dhe politik dhe periudha e tanishme ku organi i akuzës ka qenë thjesht një instrument i politikës, ndonëse jo formalisht.
Përgjimet, deklarata qesharake të Prokurorisë
Prokuroria, e cila ka mbajtur pengur zbardhjen e dosjeve 339 dhe 184 u detyrua të reagojë pas publikimeve nga BILD të përgjimeve që në fakt kanë kohë që flenë në zyrat e organit të akuzës.
Po shtyjnë hetimin apo nuk po hetojnë fare?
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ngriti me të drejtë sot shqetësimin se hetimi ndaj tij po vonohet pa arsye dhe se madje prokurorët nuk dinë sit ë mbyllin dosjen e tij. Dhe siç shkruam për këtë temë paradite, z. Tahiri ka të drejtë. Kodi i Procedurës Penale ja njeh këtë të drejtë çdo personi nën hetim siç mund të lexohet më poshtë:
Kur Sajmiri dhe Iliri thonë të vërtetën
Sot ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka dalë para mediave me këtë deklaratë:
Hetimet janë zgjatur pesë herë, dhe kjo çështje duhet të mbarojë. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, kur ndodh me mua merre me mend me njerëzit që përplasen në dyert e gjykatave. Unë nuk mbahem peng nga askush, unë respektoj drejtësinë. Unë kam heshtur për të marrë atë që më takon dhe pastaj do të flas. Kjo çështja ka kapërcyer çdo limit. Sot seanca u shty, merre me mënd, u la për të hënën
Nga simpatia e ambasadës të konfirmimi në detyrë
Ashtu siç pritej Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi qëndrimin në detyrë për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, e cila ashtu si Arta Marku kanë patur sipmatinë e ambasasës amerikane në Tiranë dhe duartrokitjet e mazhorancës nga mbrapa kuptohet.
Dosja e Bujar Sheshit, Autoriteti i Dosjeve konfirmon bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit
Menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se do të hetojë vetëdeklarimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, në kuptim të detyrimeve për zbardhjen e të shkuarës së tij, ka reaguar Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.