projektligji

Projektligji/Gjobë për kompanitë që nuk krijojnë strukturat e sinjalizuesve antikorrupsion

Postuar në 05 Janar, 2016 10:28

Gazeta “Panorama” shkruan sot se një projektligj i ri ka sanksionuar detyrime për biznesin privat që të krijojë struktura të posaçme  të sinjalizimit të akteve korruptive. Këto struktura do të jenë detyrim dhe nëse bizneset me mbi 80 punëtorë që nuk i kriojjë ato do të gjobiten. Rregullimi vlen edhe për institucionet shtetërore, por detyrimi për biznesin ngjan i pazakontë.

Kriminalizimi i shpifjes, qeveria konsulton praktikat europiane dhe sanksionet në to

Postuar në 19 Nëntor, 2015 20:45

Para disa ditësh bëri bujë të madhe propozimi i qeverisë për ligjin e shpifjes, sipas të cilit do të përfshihej edhe media si subjekt në kriminalizimin e shpifjes. Një apo dy ditë më pas kryeministri u tërhoq, duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për mediat, por vetëm për ata persona që shpifin ndërkohë që mbajnë një detyrë publike. Mirëpo është e qartë se ligji për shpifjen, një akt ky që nëse dënohet si i tillë nuk ka pse të përjashjtojë subjektet, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë, do të jetë tërësor.

“Projektligji i pronave, me dispozita që bien ndesh me të Drejtat e Njeriut”

Postuar në 18 Nëntor, 2015 15:09

Avokati i Popullit është bërë pjesë e diskutimeve për projektligjin e ri të pronave, që ka brenda gjetje origjinale për të hequr qafe pronarët legjitimë. Vërejtjet që sugjeron zyra e drejtuar nga Igli Totozani janë pak a shumë po ato që të gjithë që kanë diskutuar për këtë nismë, kanë ngritur. Po mbajmë shënim dhe nënvizojmë vërejtjet për nenin 6:

Projektligji për sigurinë/Kamera në pallate, një polici që akseson çdo gjë dhe sërish gjoba dhe mbyllje aktiviteti për biznesin

Postuar në 11 Nëntor, 2015 11:34

Qeveria, përmes Ministrisë së Brendshme, duket se ka gjetur rrugën e sigurisë maksimale: vendosje kamerash në çdo pallat dhe bashkëpunim masiv me policinë. Një praktikë që shqiptarët e njohin e që mendohej se do ishte lënë pas, ndërkohë që konfirmon se zbulueshmëria dhe parandalimi kanë pika për të cilat vetëm flitet, por pak gjë bëhet. Sot ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka prezantuar projektligjin “Për disa masa shtesë të Sigurisë Publike” në të cilën parashikohen disa rregullime që mund të rezultojnë shumë problematike.

Projektligji/Kontrollet në urgjencë, mjeku i familjes, kontrollet perdiodike, falas edhe për të pasiguruarit

Postuar në 05 Nëntor, 2015 10:42

Projektligji i ri për Shërbimi Kombëtar Shëndetësor rregullon edhe mbulimin e kontrollit mjekësor për të pasigururit. Projektligji që po bëhet gati do të diskutohet vitin e ardhshëm, raporotn “Monitor” dhe me ndryshimin që bën, ai sjell një politikë më sociale.  “Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor nuk financon shërbime të kujdesit shëndetësor ndaj personave që nuk janë të siguruar.

Projektligji/Kufizim mandati për Kryebashkiakët. Jo më shumë se dy mandate

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:31

“Shqiptarja.com” raporton se Ministria për Çështjet vendore ka përgatitur një propjektligj, titulluar: “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në të cilin parashikohen disa ndryshime. Kështu këshilltarët bashkiakë nuk do të paguhen më për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e këshillit bashkiak. Deri më tani, këshilltarët paguheshin me një shpërblim mujor në masën 10% të pagës së kryebashkiakut, çka nuk do të vijojë më. Po kështu me projekligjin e ri, kryebashkiakët nuk kanë të drejtën e rizgjedhjes për më shumë se dy mandate.

Hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ. Një nismë e opozitës që synon të amnistojë 8 vite korrupsion

Postuar në 28 Shtator, 2015 13:49

Partia Demokratike ka depozituar sot nismën ligjvënëse për hetimin e aferës së CEZ Shpërndarje. Mjafton t’i hedhësh një sy projektligjit, për të parë sesi partia që qeverisi 8 vjet Shqipërinë, po vrapon të mbyllë një çështje të madhe, duke hapur një çështje të posaçme ndaj Ilir Metës.

Dekriminalizimi, opozita: Parlamenti është prioriteti. A është projektligji i qeverisë një manovër?

Postuar në 17 Shtator, 2015 12:40

“Dekriminalizimi duhet të arrihet sipas marrëveshjes së dhjetorit. Dekriminalizimi i parlamentit është prioritet i opozitës”. Kështu tha pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu, kreu i PD-së, Lulzim Basha. Qeveria ndërkohë ka propozuar një projektligj i cili soç u shpreh Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, i jep fund komisionit të Dekriminalizimit. E për ata që kanë qarkulluar tezën e përplasjes Berisha-Basha, duket se nuk ka edhe aq lajme të mira.

Studentët, vezë mbi sekretarin e Përgjithshëm të MAS dhe makinën e Ilir Beqjas

Postuar në 17 Shtator, 2015 11:25

Projektligji për Arsimin e Lartë, që prej kundërshtarëve thuhet se favorizon subjekte private, vijon të provokojë reagime. Ai do të diskutohet sot në seancë plenare e me këtë rast disa studentë kanë “zënë pritë” para sallës së seancave plenare. Studentët kanë qëlluar me vezë sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe makinën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Shqiptarja.com” raporton se ka patur konfrontime fizike me forcat e rendit.

Pages

Subscribe to RSS - projektligji