procedimi

Sandri di edhe të gënjejë ( Video)

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 16:17

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me gjasë pas dushit që mori nga kryeministri për njoftimin e procedimeve penale nga policia të 25 protestuesve mes të cilëve edhe Edmond Tupen dhe Robert Aliaj, doli në parlament dhe përgjënjeshtroi gjithçka.

Zëri i një të pandehuri, jo Zëri i Popullit...

Postuar në 01 Nëntor, 2018 14:49

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë, është shfaqur sot në një konferencë për shtyp për të dhënë atë lajmin e rëndësishëm që kishte njoftuar paraprakisht ditë më parë. Lajmi është se Antimafia italiane ka pushuar çdo hetim për personin e tij dhe se një gjë e tillë nuk po merret parasysh nga organi i akuzës në Tiranë. Tahiri ka akuzuar mediat dhe politikën për një lloj konspiracioni ndaj tij, teksa ka folur për atë që e ka quajtur dora e zezë.

Zgjidhet “kriza” e hetimit të konçesioneve në shëndetësi. Caktohet prokurori i dosjes

Postuar në 21 Janar, 2016 17:18

Prokuroria ka caktuar më në fund prokurorin për hetimin e konçesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ai do të jetë Endri Bimi. “Me urdhër të drejtuesit të prokurorisë së kryeqytetit, mësohet se dosja i ka kaluar për vazhdim të hetimeve prokurorit Bimi. Ky i fundit, sipas burimet të akuzës, i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar dosjet e plota për 3 koncesionet e këtij dikasteri. Ky veprim hetimor, i prokurorisë vjen vetëm pasi kanë kaluar mbi 1 muaj që nga momenti kur zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla njoftoi për nisjen e hetimeve për këto tre koncesione.

Subscribe to RSS - procedimi