privatizimi

Nuk përjashtohet konçesioni për “Albpetrolin” . “INSIG” me vlerë fillestare tenderimi, 15 milionë euro

Postuar në 15 Janar, 2016 16:07

Qeveria shqiptare ka ndërmend të nxjerrë në treg për privatizim gjatë vitit 2016 më shumë se 1700 objekte. Drejtori i Privatizimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Zamir Stefani, sqaron se “këto janë objekte të mbetura nga ish ndërmarrje, asete të ndryshme të këtyre ndërmarrjeve apo shoqërive publike, si reparte ushtarake, objekte ushtarake apo të Ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Arsimit etj, që kanë dalë jashtë funksionit të tyre”.

Hetim korrupsionit, përveç LSI-së

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 13:35

Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës, inicioi sot një padi penale për disa ish-ministra të qeverisjes së PD-së, që sipas tij kanë favorizuar në privatizimin e realizuar prej CEZ(http://www.respublica.al/2015/12/28/gjiknuri-çon-për-ndjekje-penale-3-ish-ministra-të-berishës-për-privatizimin-e-ossh).

Gjiknuri çon për ndjekje penale 3 ish-ministra të Berishës për privatizimin e OSSH

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 12:37

Një auditim i Ministrisë së Energjisë konstatoi se privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga Qeveria Berisha. Në raportin e auditimit thuhet se privatizimi ka qenë i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me praktikat më të mira të privatizimit në sektorët strategjikë, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera.

Kur do hyjë në Shqipëri praktika aksionere?

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 19:13

Qeveria shqiptare ka vendosur që të hapë një dritare të re për investime në ortakëri me partnerë privatë në gjashtë sektorë strategjikë. Ligji për investimet strategjike rregullon kushtet juridike dhe përcakton kriteret për t’u cilësuar investim strategjik ku përfshihen sektorë si  energjeia - minera,  transporti, bujqësia, turizmi, zonat e teknologjisë dhe zhvillimit, si dhe zonat me përparësi zhvillimin ekonomik.

Rama: Do hetohet privatizimi i OSHE me ekspertizë ndërkombëtare, Gjiknuri shpëtoi sistemin…

Postuar në 20 Tetor, 2015 14:26

Kryeministri Rama ka thënë “fjalët më të mira” për ministrin Gjiknuri si udhëheqës i një operacioni historik për shpëtimin nga kolapsi energjetik, dhe ka deklaruar se hetimi i privatizimit të OSHE tek CEZ do të bëhet me ekspertizë ndërkombëtare, “për atë që ka ndodhur në gjithë sistemin energjitik para marrëveshjes së nënshkruar me çekët”. Ai i bëri deklaratat në fjalën e mbajtur në 1-vjetorin e nisjes së aksionit për mbledhjen e borxheve, ku tha se marrëveshja me CEZ po sulmohet sot nga personat që abuzuan me sektorin.

 

Ndodhi: LSI-ja në sulm për aferën CEZ

Postuar në 30 Shtator, 2015 15:27

Ndodh edhe kështu. Lëvizja Socialiste për Integrim është hedhur në sulm për aferën CEZ. E vënë për disa javë me shpatulla për muri, pikërisht pse kryetari i saj, Ilir Meta, akuzohej si i përfshirë në aferat e mbledhjes së borxheve përmes kompanisë DIA, së fundmi, LSI ka dalë në vijën e parë të propozimit të disa zgjidhjeve për këtë çështje.

Zgjohuni dhe trimërohuni zoti Kryeministër!

Postuar në 07 Shtator, 2015 14:57

Një proces i pandalshëm i dezintegrimit të një pushteti të privuar nga filozofia demokratike, shërbimi ndaj publikut dhe misioni patriotik. Nuk ka ndodhur asgjë e paparashikueme me kohë, veç është shpeshtuar frekuenca e shfaqjeve degraduese. Qeveria dhe ministrat e veçantë do të duhet të japin përgjigje për tre skandale (një skandal është publikuar nga informacioni i dalë nga avokati i qeverisë shqiptare) dhe denoncime në tri ditë, jo të përsërisë alibinë e kahershme të 21 janarit: si tallje me viktimat e asokohe dhe injorim i ekzigjencave të sotme të Shqipërisë së shtatorit 2015.

Pages

Subscribe to RSS - privatizimi