prishja

Polifonia e gënjeshtrave verore

Postuar në 17 Gusht, 2016 14:42

Nuk dihet për ç’arsye muajit gusht i ngjisin kaq shumë polemikat. Këtë vit ka shumë të tilla: për futbollistë tradhëtarë, për tradhëti në koalicionin e qeverisë, ka polemika për isopolifoninë ku edhe aty janë identifikuar maskarenjtë e radhës. Natyrisht agjentët imunitarë, aktivistët, propagandistët, mbrojtësit profesionistë të popullit dhe lavdisë së tij, vetëveprojnë, me iniciativë, pse ashtu ua kërkon ndërgjegja. Të paktën kaq dimë ne, e kaq shohim.

Fasada e "Qemal Stafës" e "vetmja gjë me vlerë në stadium"...

Postuar në 11 Gusht, 2016 21:58

Ja se çfarë deklaronte më 27 prill të këtij viti kryeministri lidhur me debatin për projektin e stadiumit të ri: "Per qorrat qe s’duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s’ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve.

Sqarimi i Kokëdhimës: Prishja me Ramën për shkak të reformës në PS. Rama zgjodhi anën e Gramoz Ruçit

Postuar në 26 Korrik, 2016 12:29

Koço Kokëdhima është përpjekur të sqarojë sot përmes gazetës së tij “Shekulli” “të vërtetën” e marrëdhënieve me Edi Ramën. Meqenëse marrëdhënia e tij me kryeministrin aktual ka qenë përherë influencuese në vendimmarrjen politike, leximi i prishjes së saj ka njëfarë interesi. Kokëdhima përpiqet të hedhë poshtë në editorialin e porositur se ka patur përfitime nga Bashkia e Tiranës për shkak të qenies së Edi Ramës në krye të saj. Kjo sepse asokohe Kokëdhima ishte ndër biznesemenët më të mëdhenj dhe nuk kishte nevojë për një gjë të tillë.

Shën Thanasi "spostohet". Komuniteti himarjot ka kërkuar i pari përkujtimin e Katalanos. Pse u prish atëherë kisha?

Postuar në 28 Gusht, 2015 16:36

Qeveria ka dërguar Blendi Klosin, ministër për Çështjet Sociale, për të biseduar me banorët e Dhërmiut, rreth ndërtimit të Kishës së re të Shën Thanasit. "A1 Report" publikon madje edhe projektin e ri që ndryshon në pikëpamje arkitektonike nga projekti i vjetër i para 1972-it. Do të ishte interesante të bëhej i njohur emri i arkitektit që ka sugjeruar projektin. Por le të shohim çfarë ka thënë ministri Klosi: “Nuk pati asnjë incident nga ato që ju gazetarët zakonisht prisni.

Pages

Subscribe to RSS - prishja