prishja

Peticioni i pazakontë/Një pjesë e artistëve: Prisheni Teatrin!

Postuar në 15 Maj, 2020 21:57

Ndoshta është peticioni i parë që aktorë të një teatri ku kanë performuar një jetë të tërë, kërkojnë prishjen e tij. Ky është rasti me peticionin e firmosur sot nga disa artistë në krye të të cilit qëndron Robert Ndrenika, e pastaj vazhdon ndonjë tjetër si Arben Derhemi, apo Alfred Trebicka që në fillim folën për hunj e dhunë kundër prishjes.

Padi për akt ekspertimin e Teatrit. Tre ekspertë janë pa licencë

Postuar në 15 Maj, 2020 12:46

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur një padi në Prokurorinë e Tiranës për tre zyrtarë të Institutit të Ndërtimit. AMT ka kallëzuar në prokurori për "Shpërdorim detyre", Artur Hasantare, Olsi Nunajn dhe arkitekten Elbarina Kola.

Mësohet se padia është depozituar sot në Prokurinë e Tiranës.

Presidenti: Prishja e Teatrit Kombëtar provokon paqen sociale në vend

Postuar në 15 Maj, 2020 12:37

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot nga Kavaja se akti i mundshëm i prishjes së Teatrit Kombëtar është provokim për paqen sociale në vend.

Një teatër i ri mbi obsesionin 20 vjeçar për të prishur teatrin aktual dhe interesat...

Postuar në 15 Maj, 2020 01:12

Protesta për Teatrin Kombëtar është përmbysur në mënyë absurde në planin argumentues. Edhe mediat pranë pushtetit të z. Rama nuk po vënë theksin te ndërtimi i një teatri të ri, por te dobia dhe nevoja e prishjes së teatrit aktual.

Godina ekzistuese po trajtohet si një objekt spitalor epidemik, që pasi ka mbaruar funksionin duhet asgjësur si kujtim i një kohe të errët. Lexoni se çfarë thotë kryeministri, të cilit i kanë shteruar argumentet dhe flet për mandat popullor dhe për ekskluzivitetin e pushtetit ekzekutiv për çështje të urbanisitikës. 

Presidenti i Republikës çon në Gjykatën Kushtetuese dosjen e Teatrit Kombëtar

Postuar në 14 Maj, 2020 14:00

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për VKM-në që transferon pronësinë mbi Teatrin Kombëtar në Bashkinë e Tiranës. Sipas Metës ky vendim dhe prishja e godinës aktuale do të cenonte disa parime kushtetuese duke dëmtuar trashëgiminë e përbashkët historike. Sipas Metës, vetë cilësimi i objektit me emrin Teatër Kombëtar e bën juridikisht të pamundur që një organ i pushtetit vendor, si Bashkia Tiranë, të vendosë për prishjen e tij. Më poshtë konferenca e plotë: 

 

Prishja e Teatrit, tani në emër të shumicës

Postuar në 12 Maj, 2020 21:46

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për projektin e Teatrit Kombëtar dhe në këtë kuadër, z. Rama ka deklaruar thatë se ai përfaqëson shumicën dhe si shumicë vendimet e saj nuk mund të përmbysen nga një pakicë. 
Pra pas kaq kohësh përballje për një temë kaq të ndjeshme, kryeminstri, që gëzon aktualisht një klimë politike relativisht të qetë, tregon kartonat në Kuvend. 

Kioskat dhe motelet nuk krahasohen me kullat dhe prishjet në Tiranë

Postuar në 17 Shkurt, 2020 15:20

Po sulmojnë Bashkinë! Ja fjalia thuajse e preferurar e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sot ai ka shpërndarë një status në Facebook përmes të cilit njofton me gëzim prishjen e një moteli në hapësirën e kalasë së Tiranës përmes të cilit rikujton punët e mira të Bashkisë:

Fillon lirimi i pjesës së dytë te Kalaja e Tiranës - largohen motelet me orë e çibanët mbi mure, për ta dyfishuar hapësirën e transformuar nga rigjenerimi urban.

Teatri duhet siguruar vetëm nga projekti i prishjes

Postuar në 22 Shtator, 2019 23:23

Tirana u godit dje nga disa tërmete, lëkundja kryesore arriti magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet 7 ballë. Lëkundjet e forta kanë sjellë dëmtime të rënda në pallate dhe banesa në Tiranë e Durrës. Fakulteti i Gjeologji Minierave pothuajse është shembur.

Por ndonëse flitet për të si “një godinë e rrënuar”, Teatri Kombëtar nuk ka asnjë krisje. Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur  me pasion të pazakontë projektin privat Fusha, ka thënë disa here që TK është në prag shembje dhe se “nuk do presim tërmetin” që sipas tij do ti zerë “aktorët brenda”.

Kur të prishim Shqipërinë, ku do vemi?

Postuar në 28 Gusht, 2019 13:54

 

Mihali do ta ndërtojë sërish lokalin

Postuar në 21 Gusht, 2019 14:10

Mediat përcollën me dëshirë të papërmbajtshme pamjet e prishjes së lokalit të Mihal Kokëdhimës në Porto-Palermo. Për ata që nuk e dinë, Kokëdhima qështë personazhi i videos që e paraqet atë mbi kofanon e një makine duke godtur xhamin e përparmë të saj. Arsyeja: turistët spanjollë kishin porositur diçka, Kokëdhima u kishte sjellë diçka më shumë. Parimi i punës në këtë rast është i thjeshtë dhe universal për të ashtuquajturin turizëm shqiptar: Gjobë maksimale për ata që pushojnë në bregdet.

Pages

Subscribe to RSS - prishja