princeton

Simulimi i konfliktit bërthamor SHBA-Rusi, 18 milionë të vdekur/orë

Postuar në 19 Shtator, 2019 15:59

Universiteti i Princeton ka zhvilluar një simulim video për pasojat e një konflikti të mundshëm bërthamor mes SHBA dhe Rusisë. Sipas këtij simulimi parashikohet që goditjet e para bërthamore të vijnë pas avancimit të forcave konvencionale dhe do të jenë goditje taktike, paralajmëruese. Lufta bërthamore mendohet se nis pas kësaj faze dhe sipas idesë së zhvilluar Rusia do të asgjësonte Europën, ndërkohë që SHBA do të sulmonte bazat e lëshimit në Rusi.

Patriarkana Ekumenike padit Universitetin Princeton për një dorëshkrim të vjedhur në vitin 1917

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 18:21

Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka depozituar një padi ndaj universitetit të njohur të Princeton në ShBA me akuzën se gjatë Luftës i Botërore ëshyë bërë pjesë e vjedhjes së një dorëshkrimi të erës bizantine në një manastir në Maqedoninë greke. Padia është firmosur nga patriarku Bartolomeu dhe sipas raportimeve mediatike ajo i referohet një ngjarjeje të vitit 1917 kur guerrilas bullgarë grabitën manastirin e Theotokos Eikosiphoinissa dhe morën dorëshkrime, monedha floriri dhe gjëra të tjera të çmuara të ngarkuara në 24 mushka.

Universi i vëzhgueshëm në një imazh të vetëm

Postuar në 02 Janar, 2016 23:04

Një muzikant, Pablo Carlos Budassi, ka krijuar në një imazh të vetëm atë që konsiderohet si universi i vëzhgueshëm. Ai ka shfrytëzuar hartat logaritmike të universitetit të Princeton dhe imazhe të NASA-s. Në qendër është sistemi diellor dhe Dielli ynë, të pasuar nga Rruga e Qumështit, krahu i Perseut në galaktikën tonë, një unazë e galaktikave më të afërta si Andromeda dhe pastaj me radhë. 

Subscribe to RSS - princeton