president

Vuçiç betohet si president mbi Kushtetutë, Ungjill dhe për “Tokën e Premtuar”

Postuar në 31 Maj, 2017 13:30

Aleksandër Vuçiç është betuar sot si president i Serbisë, me një ceremoni që siç raportojnë mediat e këtij vendi, ka përfshirë edhe një betim mbi Kushtetutë dhe Ungjill.

Lubonja: Zgjedhja e Ilir Metës President, çështje bandash

Postuar në 01 Maj, 2017 10:33

Fatos Lubonja në një koment për Panorama e quan zgjedhjen e Ilir Metës si President të Shqipërisë produkt të sistemit antidemokratik që përfaqësojnë partitë politike në Shqipëri.

Teatri u mbyll, Ilir Meta i preferuar i PS-së për presidenti

Postuar në 27 Prill, 2017 20:41

E gjithë loja e LSI-së dhe Ilir Metës gjatë gjithë kësaj periudhe me kritika, shantazhe, ultimatume, shfaqje konsualiteti dhe deklarata prospertiteti u mbyll në funksion të një qëllimi, zgjedhjes së Ilir Metës President. Partia e drejtuar nga Edi Rama, e cila 6 vite më parë protestoi për burgosjen e Ilir Metës në një protestë me 4 të vrarë pranoi të çojë në krye të shtetit pikërisht të njëjtin personazh. Për të përcjellë lajmin te shqiptarët u përzgjodh Taulant Balla, ndërsa kryeministri nuk dha asnjë shpjegim.

Fitore “diktatoriale” e Vuçiç, shampanja lumë për presidentin e ri

Postuar në 03 Prill, 2017 09:17

Ashtu siç pritej Aleksandër Vuçiç do të jetë Presidenti i Ri i Serbisë. Rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën  e nxorrën atë fitues me një diferencë të thellë ndaj rivalëve në garën për kreun e shtetit. Kryeministri serb në detyrë rezulton të ketë marrë më shumë se 55 për qind të votave, kundrejt 16 për qind të kundërshtarit kryesor Sasha Jankoviç. 

Intervista e parë si President, Trump refuzon pagën dhe lajmëron dëbimin e 3 milionë emigrantëve nga SHBA (Video)

Postuar në 14 Nëntor, 2016 09:25

Intervista me Donald Trump në show-n «60 Minutes» të CBS edhe pse u dominua nga deklaratat e tij se do të përzërë 3 milionë emigrantë dhe do të ndërtojë murin me Meksikën që e kishte premtuar para zgjedhjeve – një pjesë e të cilit  do të jetë e gardh -  nuk ishin të vetmet lajme në daljen e tij të parë në media si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe Billi në telashe, FBI publikon faljet e dyshimta në ditët e fundit si president. I dha lirinë një donatori të Fondacionit Clinton

Postuar në 02 Nëntor, 2016 10:10

Gjashtë ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe kur FBI  riktheu me jo pak kërcitje çështjen e hetimit të postës elektronike të Hillary Clinton,  agjencia amerikane e inteligjences dhe hetimit publikoi një hetim të vjetër për Bill Clinton. Hetimi ka të bëjë me faljen presidenciale nga Bill Klinon të një të arrestuari për evazion, gruaja e të cilit kishte bërë donacione bujare për Fondacionin Clinton.

Një tjetër peshqesh nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, Bushati: Meta, kandidaturë e fortë për president

Postuar në 16 Shtator, 2016 10:58

Ambicja e Ilir Metës për të qenë president i vendit ka kohë që përflitet dhe tashmë duket se ka ardhur koha që të hidhet edhe në publik si formulim i planit të koalicionit të majtë për një Shqipëri Europiane. Dikur njeriu me bllok, tani aleat i domosdoshëm, "pronari" i LSI -së duket se ka punuar mjaftueshëm që edhe PS të kuptojë se çfarë duhet të bëjë.

Pacolli mendon ndryshe nga Rama: Trump do të ishte një president i mrekullueshëm

Postuar në 05 Maj, 2016 10:01

Ka një analogji që i bën të ngjashëm Behgjet Pacollin me Donald Trump kur flitet për binomin biznes dhe politikë. Lideri i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për njohjen e tij me kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Përkundër miqësisë me Trumpin, ai ka thënë se përkrah demokraten Hillary Clinton në një përballje të mundshme me të në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në muajin nëntor. Megjithatë shqiptarët do ta respektojnë edhe Trumpin, nëse ai bëhet president i SHBA’së, ka thënë Pacolli.

Trump, praktikisht kandidat i republikanëve për zgjedhjet për President i SHBA-së. Cruz dorëzohet dhe tërhiqet nga gara

Postuar në 04 Maj, 2016 04:18

Donald Trump i ka nxjerrë praktikisht nockout të gjithë rivalët e vet nbë garën për President të SHBA-së. Përballja e sotme në Inidiana ka detyruar kandidatin tjetër të Partisë Republikane, Ted Cruz të lërë garën, duke njohur kështu Trump si fituesin e vërtetë kampit republikan. Në deklaratën e tij para mbështetësve ai ka shprehur keqardhjen për largimin, por ka shprehur besimin për të ardhmen, që është komentuar si opsion i hapur për vitin 2020.

Pages

Subscribe to RSS - president