Presidenca
Ekskluzive/Zbardhet biseda Rama-Meta për negociatat me Greqinë
Siç u bë e njohur, pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim në presidencë me kreun e Shtetit, Ilir Meta. Mediat raportuan se të zyrtarët biseduan për çështjen e negociatave me Greqinë dhe marrëveshjen e detit, për të cilën Meta ende nuk po jep autorizimin.
Redaksia e “Të Kripura” ka arritur të shtjerë në dorë pjesë nga transkripti i bisedës që ka qenë shumë e rezervuar.
Rama: Ka ndonjë çikë punë këtu?
Meta: Pse, ke ndërmend ta provosh?
(Qeshin të dy)
Një president që bën hall të Shqipërisë, hallin e Sali Berishës
Ilir Meta vazhdon edhe në Presidencë të luajë “politikë” me teknikën e tij të preferuar, e me gjasë të vetmen që di, të “zbulimit me luftim”, ku lufta e vetme që përdoret është thashethemi. Thashethemi si mënyrë për të njoftuar tjetrin se “shiko se çfarë do bëj unë”, ndaj hajde të flasim.
Estrada presidenciale e konsultave
Sot është bërë publik lajmi se Ministria e Jashtme i ka dorëzuar Presidentit të Republikës kërkesën për marrjen e plotfuqisë për negociatorët që do të përfshihen në bisedime me Greqinë. Fjala është për marrëveshjen e detit, që kërkon ekspertizë teknike.
Kërkesa për plotfuqinë është ligjore, por ajo rrjedh edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kemi të bëjmë pra me kompetenca të Presidentit që ka tagrin për të dhënë autorizimin e negociatave.
Dekoratat dhe medaljet, sa para kushtojnë?
1002 medaje dhe dekorata lëshoi Presidenti Bujar Nishani gjatë mandatit të tij presidencial në periudhën korrik 2012-qershor 2017. Një shifër rekord kjo, që veç të tjerash u shoqërua edhe me debate se shumë personalitete nuk e kanë merituar dekoratën dhe të tjerë janë lënë jashtë qëllimisht ose jo.
Dy fjalë për presidentin në krahasim me të shumë-anatemuarin Nishani
Ilir Meta e nisi presidencën me paralajmërimin për armatosje të popullsisë. E nisi pra me këmbën e majtë, apo me kokën e malësorit, siç i pëlqen të vetëidentikohet këto dy vitet e fundit.
Plani bullgar për BE
Kryesimi i Bashkimit Evropian është një sfidë e madhe e Bullgarisë. Negociatat për Brexitin, daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kriza me refugjatët, përgatitja e kornizës financiare për periudhën deri në vitin 2020 - janë vetëm tri obligime të mëdha që e presin. Por Bullgaria përpiqet të gjejë edhe temën e "saj", në të cilën do të insistojë gjashtë gjashtë muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi.
Një presidencë normale e një "presidenti realist"
Bujar Nishani ka dorëzuar sot detyrën e Presidentit të Republikës. Pas 27 vite pluralizëm dhe 19 vjetësh me Kushtetutën që sanksionon Republikën Parlamentare, është koha që të nisë e të shkruhet një historik i këtij institucioni që edhe sot e kësaj dite vuan mungesën e një ligji organik dhe traumën e linçimeve juridike të vazhdueshme.
Nishani ka preferuar ta mbyllë detyrën me një fjalë ku dominonte në përmbajtje fryma e realizmit.
Spekullimet në media: Katër deputetë të PS-së janë njerëz të Ilir Metës. Pakti me Edi Ramën bashkë me çështjen e Presidencës
Sot pasdite është parashikuar ceremonia e betimit të Ilir Metës si president i Shqipërisë. Nëse e shohim nga një plan strikt politik, Meta është pas Sali Berishës, presidenti i parë joaksidental dhe që ka përvojën e duhur. Ish-kryeministër, ish-ministër i Jashtëm, zv. Kryeministër dhe kryetar Kuvendi, kryetar partie, Meta nuk është zgjidhje e ndërmjetme dhe spontane si Rexhep Mejdani, Alfred Moisu apo Bujar Nishani.
“Deutsche Welle” në sulm ndaj Macron: Duhet të rritet. Ngatërron autoritetin me autoritarizmin
Në skenë ka hyrë një lojtar i ri nga ata që po quhen se politikanë performatorë. Ky është Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës, zgjedhja e të cilit përballë nacionalistes Le Pen u prit me lehtësim në Europë.
Ebrahim Raisi - supozime se mund të jetë pasues i Ajatollah Khameneit
“Rand Corporation” i ka lënë hapësirë këto ditë një paralajmërimi për diçka të pazakontë që mund të ndodhë në politikën iraniane. Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, mund të mos fitojë dot një mandat të dytë, duke thyer një traditë që vijon pa ndërprerje që nga viti 1981.