postim

Rama reagon për protestën: S'marr ultimatume

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 11:17

Kryeministri Rama ka reaguar për protestën e sotme masive të studentëve, ku pranon parimisht se është dakord me 8 pikat e tyre, por ripërsërit thirrjen për dialog.

Postimi i Plotë i Rames:

‪Kjo s'është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t'i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.

Mbron Panuçin për të mbrojtur veten

Postuar në 12 Shtator, 2018 15:41

Ka qenë zgjedhje ekskluzivisht e tij emërimi i Panuçit në krye të Kombëtares. Bazuar në përshtypje personale dhe ndoshta sugjerime të rrethit të tij, por eksperimenti deri tani duket i dështuar dhe një fiasko në kurriz të përfaqësues së futbollit. Fitorja e shtrembër me Izraelin ku fati dhe Strakosha shpëtuan përkohësisht nderin e kombëtares dhe humbja e shëmtuar me Skocinë në Gllasgou treguan se Panuçi nuk bën për trajner, edhe pse vjen nga fusha e lojës.

BE, ndalim postimeve të urrejtjes dhe dhunës në Facebook, Twitter dhe Google

Postuar në 23 Prill, 2017 15:33

Bashkimi Evropian po shqyrton futjen e legjislacionit për të krijuar një kornizë ligjore ku ofruesit e shërbimeve të internetit,  si Facebook, Tëitter dhe Google do të jenë të detyruar të fshijnë postimet me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe nxitje të dhunës, sipas një dokumenti që disponon agjencia e lajmeve Reuters.
Riprodhimi i shpejtë dhe përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe lajme të rreme në mediat sociale kanë sjellë rritjen e presionit mbi kompanitë që punojnë në këtë fushë për të hequr mesazhet me përmbajtje të tillë.

"11 shtatori" i Europës, ISIS kërcënon Romën, Londrën dhe Uashingtonin

Postuar në 14 Nëntor, 2015 10:23

Shteti Islamik ka goditur Europën me akte terroriste që kujtojnë 11 shtatorin amerikan të rrëzimit të Kullave Binjake. Triumfin e kësaj fitoreje xhihadistët e kanë festuar edhe në rrjetet sociale ku kanë paralajmëruar se radhën e kanë Roma, Londra e Uashingtoni.
«Pas Parisit vjen radha e Romës, Londrës dhe Uashingtonit"-thuhet në mesazhin e ISIS."Do ta kujtoni gjatë 14 Nëntorin. Nuk do ta harroni kurrë këtë ditë ashtu si 11 shtatorin".
Më tej në mesazh thuhet: "Franca dërgon avionë luftarakë në Siri duke bombarduar pleq e fëmijë. Sot po pi nga e njëjta gotë".

Berisha: Ja arat me kanabis të Sajmir Tahirit

Postuar në 30 Shtator, 2015 11:14

“Miremengjes miq, fotografi dixhital denoncon plantacione masive kanabisi ne Smokthine, arat e Sajmir Shullazit!!”- shkruan Berisha në një postim bërë paraditen e sotme në rrjetin social Facebook.
Këtë postim Berisha e ka shoqëruar me një foto, në të cilën sipas tij janë plantacionet me kanabis të Tahirit
Tahiri prej kohësh tashmë është në qendër të akzuave të opozitës për lidhjet me trafikanët e drogës dhe po prej kohësh PD po kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e tij.

Subscribe to RSS - postim