populizmi

Populizmi përjashtues karshi qeverisjes përfshirëse globale

Postuar në 03 Maj, 2017 12:42

Fundi i sistemit të Luftës së Ftohtë premtoi t’i hapë udhë një rendi të ri global. Por, kjo nuk ngjau. Në vend të kësaj, bota është mbërthyer nga shumë kriza monumentale, pika kthese e ngjarje transformuese, pa nxjerrë mësimet e duhura prej tyre, duke rezultuar me formula kundërvepruese dhe hipotetike, që i kanë rënduar problemet. Sistemi ndërkombëtar ka akumuluar, për rrjedhojë, një shumicë çështjesh, problemesh e krizash, çdonjëra e mbështetur në mbetjet e krizave të mëhershme të pazgjidhura ose të ngrira.

Mbi një lajm të munguar në Tiranë

Postuar në 30 Janar, 2017 16:29

Publikimin e para ca ditëve nga Transparency International të raportit mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit në nivel global, media e Tiranës e përcolli me një heshtje konsensuale, dhe kjo për arsye të mirëkuptueshme. Ministria e së Vërtetës Qeveritare( nënkupto: mediat proqeveritare)  të cilat minimizimin apo relativizimin e çështjeve, interpretimin e shtrembëruar të fakteve duke përdorur ekspertë mercenarë e kanë sofistikuar në art, duhet të ketë vendosur që raporti nuk përbën lajm.

Merkel qëndron përballë Trump

Postuar në 24 Janar, 2017 11:54

Era Trump sapo ka nisur dhe ajo priret të forcojë simptomat e populizmit edhe në Europën Perëndimore. Personi politik që është vënë në kryqëzim gjykimesh politike në këtë moment, është kancelarja gjermane Agela Merkel, politika e së cilës për emigracionin dhe BE-në është hasur në kriticizëm përherë e në rritje.

Por duke folur dje në një qyteti gjerman të Ëuezburgut, Merkel riafirmoi politikën e saj bazuar mbi një kod moral nga i cili europianët nuk duhet të heqin dorë.

Papa: Hitleri nuk e uzurpoi pushtetin, e zgjodhi populli

Postuar në 22 Janar, 2017 12:37

Papa Françesku paralajmëroi për rrezikun nga "populizmi"  dhe nxitja te njerëzit  për të zgjedhur "çlirimtarë" dhe për t'u rrethuar me "tela". Në një intervistë për spanjollen El Pais kreu i Kishës Katolike tha se është e natyrshme që kriza të shkaktojë frikë dhe shqetësime. 

Mitsotakis: Greqia duhet të çlirohet nga mbitaksimi dhe populizmi i Tsipras

Postuar në 18 Korrik, 2016 12:51

Lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis ka folur për seksionin on line të «Deutsche Welle» në gjuhën greke, ku deklaroi se Greqia e ka nevojë urgjente të çlirohet nga mbitaksimi dhe populizmi i Aleksis Tsipras. Për këtë tha kreu i opozitës greke, nevojitet një ndjenjë e lartë politike dhe jo retorikë populiste. “Populizmi nuk mund të luftohet me populizëm”-tha kreu i Demokracisë së Re, duke shtuar se  Greqia aktualisht ka nivelin më të lartë të taksave mes vendeve evropiane. “Ne nuk mund të presim të ardhura të mëdha nga taksat e vazhdueshme.

Blair: Brexit, qendra duhet të rifitojë rolin e vet

Postuar në 25 Qershor, 2016 11:27

Vota e britanikëve për të lënë Bashkimin Europian është lajmi kryesor në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë ngritur shqetësimin për pasojat e saj. Por si erdhi puna deri në pikën e një vote kundër, është ende e paqartë. Në një opinion të vetin publikuar në gazetën amerikane “New York Times”, ish-kryeministri Tony Blair shkruan se Brexit provoi se lëvizjet populiste mund të marrin frenat edhe në një vend të madh si Britania e Madhe.

Pages

Subscribe to RSS - populizmi