politikanet

Prokurori amerikan: Reforma në drejtësi me prapaskena

Postuar në 08 Shkurt, 2019 10:41

Shtetet e Bashkuara janë leva që vuri në lëvizje reformën në drejtësi dhe që pamvarësisht se mosekpozimit dirigjon në prapaskenë të gjithë procesin. Politika ka krijuar shumë kakofoni mbi ata që e mbështesin ose jo këtë reformë, e cila do kurorëzohet me arrestime zyrtarësh apo ish-zyrtarësh të lartë. Në një intervistë për Televizionin Publik,  Prokurori dhe ish-agjenti i FBI, Gjon Juncaj, i cili ka qëndruar për disa vite si ekspert i OPDAT në Tiranë thotë se jo në çdo rast deklaratat publike të politikanëve shprehin vullnetin e tyre.

Donald Lu: Pse po vonohet kapja e kokave të krimit

Postuar në 23 Janar, 2018 20:10

Personazhi që kishte lajmëruar arrestimin e peshqve të mëdhenj në Janar ka dhënë arsye pse po vonohet kapja e tyre. Në një reagim të publikuar nga Zëri i Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu, e lidh këtë handikap me “mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”.

Reagon ambasada e SHBA: Poitikanët shqiptarë po luftojnë njëri-tjetrin

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 15:59

Efekte të reformës në drejtësi i quajti Ambasada Amerikane zhvillimet në parlament dhe përplasjet që ndodhën në sallën e parlamentit. Në një deklaratë për mediat, selia diplomatike e SHBA dënoi dhunën dhe akuzoi Adriatik Llallën se ka refuzuar të hetojë politikanë. Këta të fundit sipas saj thjesht po luftojnë njëri-tjetrin.

Deklarata e Plotë

Miliona dollarë për shpërbërjen e Jugosllavisë. CIA pagoi Mesiç, Tuxhman dhe Izetbegoviç, gjeneralë serbë, gazetarë. “Srebrenica ishte kurbani”

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 21:18

Robert Baer, një ish – oficer i CIA-s dhe kolumnist në disa prej mediave të njohura për çështjet e inteligjencës, jep një intervistë nga Qubec në Kanada ku ka promovuar librin e tij të ri: “Sekretet e Shtëpisë së Bardhë”. Intervista që është shpërndarë në internet përqendrohet në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, duke evidentuar rolin e shërbimeve sekrete në greminën e përgjakshme ballkanase. Baer vetë ka qenë në vitet 1991-1994 në Jugosllavi dhe në Lindjen e Mesme. “Qëllimi i propagandës ishte të ndante republikat kështu që ato të shkëputeshin nga Jugosllavia.

Të luftosh problemin e gabuar

Postuar në 19 Nëntor, 2015 04:54

Në filma thriller, fajtori, pothuajse asnjëherë nuk është i dyshuari kryesor. Këto 25 vite lufta kundër korrupsionit është kali i garës për çdo aspirant kryeministër. Gjithashtu është i dyshuari numër një si pengesa që ky vend te arrij ëndrrën evropiane dhe prosperitetin. Pas shumë fjalimeve, orëve të harxhuara në përmirësimet e ligjeve, konferencave nga njerëz seriozë me kollare te 15 katëshi, fjalimeve të mprehta në shqip dhe jo shqip të ambasadorëve, pyetja ngelet: cilat janë rezultatet? A jemi më të pasur? A jemi pjesë e Evropës? A jemi sot me të sigurtë?

Shpjegimi i kryeministrit për kriminalizimin e shpifjes, keqkuptime dhe keqinterpretime

Postuar në 12 Nëntor, 2015 10:05

Kryeministri ka sqaruar se çfarë ka parasysh me propozimin për rikthimin e shpifjes dhe fyerjes si vepër penale që dënohet me burg. Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se shpifja do të jetë vepër penale për politikanët që paguhen me taksat e popullit dhe jo për gazetarët.
"Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!”- shkruan Rama.

Subscribe to RSS - politikanet