politika

Politikan Jo. Personazh pa rol, diçka mes Dullë Baxhasë, Peliçelit, Komisarit Memo dhe Lisimak Vocit

Postuar në 06 Nëntor, 2020 21:30

 

Një nga fatkeqësitë e rënies së institucioneve të regjimit të Enver Hoxhës, është edhe se me ikjen e tyre humbi një shans që talenti i kujtdo të gjente një mundësi për t’u shprehur. Është kjo ndoshta një nga arsyet pse tranzicioni shqiptar është edhe një histori aksidentesh. Në jetë, në karrierë, në shoqëri.

Gara e përditshme e tre të mëdhenjve: Kush është më i zgjuari?

Postuar në 22 Tetor, 2020 19:47

I ndiqni replikat ditore mes kryeministrit dhe rivalëve të tij dixhitalë, presidentit dhe kryetarit të PD-së? Ka media pranë kryeministrit që nuk përtojnë të raportojnë çdo përrce të Edit duke bërë edhe interpretime origjinale. 

Briatore: Me Covid-19 u sulmuan politikisht të pasurit dhe diskot e të djathtës

Postuar në 17 Shtator, 2020 10:47

 

Biznesmeni i njohur Italian Flavio Briatore ia doli të mposhtë koronavirusin. Tashmë kanë kaluar tri javë dhe ai tregon eksperiencën e tij me Covid-19 për Corriere.it. 70-vjeçari Briatore gjithashtu është shprehur se qeveria italiane duhet të mbështesë biznesin dhe jo ta godasë atë. Ai tregon sesi i sulmuan politikisht lokalin "Billionaire", që ia mbyllën pasi u raportua se pati një shpërthim të madh virusi.

Flavio Briatore, si tri javë pasi keni kaluar Covid-19 dhe pas dy tamponëve negativë?

Macron kërkon lojën e madhe në Mesdhe

Postuar në 21 Gusht, 2020 15:16

Presidenti i Algjerisë Abdelmadjid Tabboune ka bërë lajm dje teksa përmes një fjalimi akuzoi Francën për krime kundër njerëzimit gjatë dominimit kolonial prej saj të Algjerisë. Fjalimi u mbajt me rastin e Ditës së Muhajid që përkujton veteranët e Luftës së Pavarësisë e cila u zhvillua mes viteve 1954-1962.

Krimet ekspozuan edhe njëherë falsitetin e sloganit të qytetërimit francez

citohet presidenti.

Opozitarizmi nuk mungon, por është Kundër këtyre të treve që janë në një tepsi

Postuar në 14 Gusht, 2020 15:44

Jordan Daci, që prezantohet zakonisht si konstitucionalist, publikon sot një shkrim në gazetën “Panorama” titulluar: Sot i gjithë populli duhet të jetë opozitar.

Ndër të tjera z. Daci shkruan se:

Bën apo nuk bën Luli?

Postuar në 26 Korrik, 2020 22:38

Është e “çuditshme” ngjashmëria mes atyre që mbrojnë dhe promovojnë cilësitë e Lulzim Bashës me ata që bënin të njëjtën gjë dikur me Edi Ramën. Puna e këtyre është e njëjta: si ta mbrojmë kryetarin sa herë dështon

Franca vazhdon të humbasë me Dinjitet

Postuar në 05 Korrik, 2020 14:06

Franca ka braktisur gjeneralin Khalifa Haftar, i cili kontrollon një pjesë të Libisë. Lajmi raportohet nga media të Lindjes së Mesme që vëzhgojnë se Franca ishte ndër vendet që mbështeti më shumë Haftar dhe përpjekjet e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Tripolit. Presidenti francez, Macron mohoi se Parisi zyrtar mbështet Haftarin dhe shpreur zhgënjimin e vet për sulmin e 4 prillit mbi  Tripoli. Po kështu Macron ka kritikuar edhe Rusinë, një vend që mbështet gjeneralin përmes kompanisë Wagner, e cila vepron në terren në Libi.

Saimir Tahiri mbahet jashtë politikës. Apeli kthen për rigjykim dosjen e tij

Postuar në 26 Qershor, 2020 15:14

Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot dënimin e shkallës së parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ka vendosur rigjykimin e tij. Vetë Tahiri ka shprehur mendimin e tij për këtë çështje që në thelb është një zvarritje e organizuar e procesit ndaj tij.

Zgjedhjet kanë rëndësi reale vetëm për politikën

Postuar në 25 Qershor, 2020 04:31

Damiani dhe Oerdi ia dolën. Dje njoftuan se e miratuan në parim reformën zgjedhore. Kërkesat e PD-së për KQZ-në u morën parasysh. Ky ishte njoftimi. Ata që i njohin këta të dy, mund ta marrin me mend sesa tallen këta dy juristë me nam e me çika me këtë që po bëjnë. Pra me faktin sikur po bëjnë ndonjë reformë të madhe. Pasi është e qartë për shumëkënd se asgjë nuk ka ndryshuar.

Kur medias i mbetet të shpjegojë pazaret e politikës

Postuar në 12 Qershor, 2020 01:03

Ardian Dvorani është liruar (nuk është e qartë nëse ky është termi i saktë) nga detyra që mbante në Gjykatën e Lartë. Vendimin e ka marrë Këshilli i Lartë Gjyqësor duke hequr nga rruga një person që kishte provokuar me veprimet e tij tensione me presidencën. 

Ai që dukej deri më dje si i paprekshëm, është sot i nxjerrë në rrugë me një procedurë të cilën vetë e ka quajtur gafë juridike. Mirëpo kush i mundëson dhe ligjëron gafa të tilla veç politikës? Askush. Ndaj meriton pak vëmendje ky moment. 

Pages

Subscribe to RSS - politika