policia

Luftë me krimin duke mallkuar?

Postuar në 14 Nëntor, 2018 13:08

Një vrasje në mes të qytetit, kjo tashmë është normale në Shqipëri. Ekzekutime ditën dhe natën, biznesmenësh e të tjerë, kronika duket se nuk mbaron. Sot në Shkodër u raportua se një biznesmen u ekzekutua me plumb në kokë, ndërkohë që një person që e shoqëronte mbeti i plagosur. 

Lleshaj e fillon me veset dhe tymin

Postuar në 07 Nëntor, 2018 18:11

Sandër Lleshaj, zv/ministri i Brendshëm që një ditë më parë mori detyrën me kompetencat e ministrit mësohet se ka dhënë dy urdhërat e parë si titullar. Njëri për administratën dhe tjetri për Policinë e Shtetit. Nuk lidhen me luftën kundër krimit apo korrupsionit, por me luftën kundër veseve në administratë dhe ndotjes së mjedisit.

Elozhe vetes...Show must go on!

Postuar në 22 Tetor, 2018 11:48

Arrestimi i dy ish-depuetëve socialistë, Arben Ndoka e Arben Çuko si dhe disa personave të tjerë në kuadër të një operacioni të gjerë policor, ku u përfshinë dhe Forcat Renea u servirën si lajme interesante pa ndodhur ende. 
Goditja e emrave të lidhur me pushtetin, por të një rëndësie të dorës së tretë apo të katërt nuk prish ndonjë ekuilibër brenda mazhorancës. E sigurtë është se shërben për të kuruar imazhin e djerrur të Policisë dhe Kreut të saj i akuzuar si vegël e qeverisë. 

Klement Balilin nuk e kapi Ligji, por mund ta kapë Direktiva politike

Postuar në 15 Tetor, 2018 14:19

Në takimin e sotshëm me përfaqësues të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama ndër të tjera tha:

Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve klubet, parqeve t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.

Kryeministri: Policia duhet të luftojë edhe në planin mediatik për rezultatet e saj

Postuar në 15 Tetor, 2018 13:33

Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë në dorë vetë luftën mediatike lidhur me perceptimin për kriminalitetin në vend. Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, z. Rama ka kërkuar nga përfaqësues të Policisë që të reagojnë për çdo rast kur ngrihen akuza ndaj tyre. I irrituar me situatën e fundit, kryeminstri u është referuar statistikave zyrtare që e rendisin Shqipërinë ndër vendet e sigurta. Në faqen e vet në Facebook, kryeministri përcjell këtë mesazh:

Sinkronizim me Policinë, deputeti: Djali s’ka ushtruar dhunë

Postuar në 01 Tetor, 2018 12:34

Policia vijon të mbrojë familjen e deputetit socialist Rahman Rraja edhe pse e detyruar nga presioni publik u detyrua t’i arrestojë djalin. Ka një sinkronizim të plotë mes Policisë dhe bindjes së deputetit se i biri nuk ka ushtruar dhunë ndaj Xhisiela Malokut.

Deputeti socialist nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar socialist që zhvillua me dyer të mbyllura këtë të hënë. Por i pyetur për vendimin e Gjykatës së Krujës, pas një takimi me Taulant Ballën ai ka mohuar që djali i tij të ketë dhunuar 25 vjeçaren.

Të dhj..rë, por krenarë! "Drejtësia vonon, por nuk harron"

Postuar në 30 Shtator, 2018 18:24

Arrestimi i djalit të deputetit duhet të kishte ndodhur që në muajin korrik qëkurse ai u denoncua por dhunë, por të qënit kanakar i pushtetit stepi policinë fillimisht dhe më pas prokurorinë.
Rilindja ka këmbëngulur vazhdimisht se ka një moral tjetër nga ai i qeverisë paraardhëse, por këtë moral e përgënjeshtruan shumë ndodhi duke nisur nga brekët e Shkukriut e kështu me radhë. 

Dy fjalë për Xhisielën nga kryeministri!

Postuar në 29 Shtator, 2018 11:26

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për çështjen e Xhisiela Malokut, e cila bëri kallëzim për djalin e deputetit Rahman Rraja dhe më pas e tërhoqi atë.

Në një postim në twitter Rama shkruan se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm sipas tij është abuzimi politik me vajzën.

“Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s'është mbi ligjin”-shkruan Rama.

Policia e zhubrave dhe media proletare e banditizmit me uniformë

Postuar në 29 Shtator, 2018 11:00

Ky shtet e ka bërë zakon që e ha turpin me bukë. Sa herë bëhet fjala për përgjegjësi të strukturave shtetërore apo institucioneve që janë zgjatim i pushtetit rrëmohen alibitë për të gjetur grupet armiqësore dhe justifikuar dështimet apo implikimet në afera korruptive, kriminale apo ligjore.

Për të pastruar apo mbrojtur këto paudhësi ndihmon edhe gatishmëria e një pjese të mediave që vetëofrohen pa asnjë skrupull për t’i ofruar publikut një gjellë që shpërblen vetëm interesat të njerëzve që fshihen pas këtyre mediave, por kurrsesi të drejtën publike.   

Policia greke sqaron lirimin e Edmond Begos

Postuar në 22 Gusht, 2018 19:09

Autoritetet greke kanë sqaruar lirimin e biznesmenit, Edmond Bego, i arrestuar 6 ditë më parë nga policia e shtetit fqinj teksa po kthehej në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Botës. 
Sipas Policisë Greke 48-vjeçari u arrestua në bazë të një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga autoritetet italiane në vitin 2009 pas dënimit me 11 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge.
Policia greke ka liruar Begon pasi u informua nga letërkëmbimi me autoritetet italiane se 49-vjeçari kishte vuajtur dënimin në Shqipëri. 

Pages

Subscribe to RSS - policia